Borxhi publik: Ja sa i takon çdo shqiptari, si renditemi në botë
Në ditët e sotme, shumë qeveri po mbështeten në paranë e marrë borxh. Borxhi i mundëson qeverive që të mbulojnë mangësitë pa u dashur të rriten taksat apo pa shkurtuar shpenzimet publike. Por, një borxh i lartë mund të dëmtojë ekonomitë, veçanërisht gjatë periudhave të recesionit.
Shtetet e Bashkuara sapo e tejkaluan shifrën prej 20 trilionë dollarësh për herë të parë në histori, ndërsa Mbretëria e Bashkuar detyrohet plot 1.9 trilionë sterlina apo 2.5 trilionë dollarë.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar nuk janë vendet me borxhin më të lartë. Borxhi i Japonisë arriti në 221.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2015-n, sipas raportit të OECD.
Sa është borxhi për frymë?
Një mënyrë për të analizuar borxhin qeveritar është për frymë. Kështu për shembull, nëse japonezët do të donin që të shlyenin borxhin e tyre kombëtar do të duhej që secili të paguante 90,345 dollarë secili.
Për sa u përket vendeve anëtare të OECD, Irlanda, Shtetet e Bashkuara dhe Italia kanë një borxh prej 62,687 dollarë, 61,539 dollarë dhe 58,693 dollarë.
Belgjika, me një borxh për frymë prej 58,134 dollarë, është mbi mesataren e vendeve të OECD prej 50,245 dollarë.
Austria, Franca dhe Greqia, të gjithë këto vende kanë borxh më të lartë për frymë se Mbretëria e Bashkuar dhe qytetarët do të duhet që “të paguajnë” secili rreth 50 mijë dollarë (49,975 dollarë, 49,652 dollarë dhe 47,869 dollarë respektivisht).
Borxhi për frymë është rritur tek vendet e OECD me një normë vjetore prej 5.9% që në 2007. Sasia e borxhit për frymë ndër vendet e OECD varion nga Japonia 90 mijë dollarë, në Estoni me 3,700 dollarë.
Rritja e borxhit
Rritja e stokut të borxhit si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto është një tregues se sa i gatshëm është një vend që të paguajë borxhin pa marrë më shumë borxh.
Kur qeveria merr borxh, duhet t’i kthejë ato duke paguar dhe një normë interesi. Kështu, kur normat e interesit rriten, ekonomia ngadalësohet dhe niveli i borxhit bëhet i paqëndrueshëm.
Në 2015-n, niveli mesatar i borxhit publik në vendet anëtare të OECD arriti në 112% të PBB-së, krahasuar me nivelin prej 73% në 2007-n.
Niveli i borxhit u rrit më së shumti në Spanjë, Slloveni, Portugali dhe Greqi.
Vetëm tre prej shteteve të OECD e kanë reduktuar nivelin e borxhit që nga kriza financiare: Norvegjia, Izraeli dhe Zvicra. Shtetet me nivelin më ta lartë të gjatë kësaj periudhe janë: Japonia, 221.8%, Greqia 181.6%, Italia 157.5% dhe Portugalia 149.2%.
Edhe pse borxhi i Greqisë në raport me PBB-në është më i ulët se ai i Japonisë, pasojat kanë qenë shumë herë më të rënda në Greqi, pasi borxhi ishte më shumë i jashtëm se sa i kreditorëve të brendshme.
Shtetet me normë më të lartë borxhi
Janë 17 shtete që kanë borxh më të lartë se produkti i tyre vjetor (mbi 100% e PBB-së). Shumë prej tyre janë në rrezik falimentimi. Islanda qe në prag falimentimi në 2008-n. Japonia dhe Singapori bëjnë përjashtim. Japonia më së shumti i detyrohet qytetarëve të saj, të cilët blejnë bono qeveritare si një mënyrë e kursimeve personale. Pjesa më e madhe e borxhit të qeverisë i detyrohet shoqërive të sigurimit dhe fondeve të pensionit. Në fakt, Singapori nuk ka marrë financuar me borxh deficitin që nga viti 1980.
- 228% — Japonia
- 205% — Zimbabve
- 182% — Greqia
- 157.5% — Italia
- 139% — Libani
- 129% — Portugalia
- 123% — Eritrea
- 123% — Xhamajka
- 116% — Cabo Verde
- 110% — Grenada
- 107% — Qipro
- 107% — Belgjika
- 106% — Singapori
- 105% — Porto Riko
- 101% — Irlanda
- 101% — Barbados
- 101% — Spanja
Shtetet me normë më të ulët
11 shtete e kanë normën e borxhit më të ulët se 10% i Prodhimit të Brendshëm Bruto. Disa vende, si Arabia Saudite, kanë shumë të ardhura, më së shumti prej burimeve natyrore, për të paguar për shërbimet e tyre qeveritare. Ata kanë një rritje të shëndetshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kështu që nuk kanë nevojë që të financojnë rritjen ekonomike nëpërmjet shpenzimeve.
- 6% — Wallis and Futuna
- 5% — Taxhikistani
- 6% — Libia
- 7% — Liberia
- 0% — Oman
- 5% — Gjibraltari
- 8% — Arabia Saudite
- 3% — Uzbekistan
- 6% — Kiribati
- 3% — Algjeria
- 5% — Kuvajti