Rajoni

Boștinaru: Zgjerimi i BE drejt Ballkanit Perëndimor urgjent

Hapja ose jo e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë me Bashkimin Europian është ngjarja kryesore e vitit. Eurodeputetë si Boștinaru bëjnë thirrje që tani për hapjen e tyre.

Eurodeputeti socialdemokrat rumun, Victor Boștinaru, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Komisionit të Asociiimit, BE-Shqipëri në Parlamentin Europian kërkon hapjen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë Veriore me Bashkimin Europian.

Në intervistë për Deutsche Wellen, Boștinaru tha se “do të ishte mirë, nëse Këshilli i BE-së në qershor do të jepte sinjalin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë Veriore dhe konkretisht hapjen e disa kapitujve të negociimit me Shqipërinë”.

“Rumania e ka vënë zgjerimin e Ballkanit Perëndimor si prioritet të axhendës së saj gjatë presidencës së radhës në BE, dhe unë besoj, që BE do ta kishte këtë përgjegjësi, jashtë çdo përpjekje për ta përdorur atë për çështje të politikës së brendshme, qofshin ato në Francë apo të ndonjë vendi tjetër”, thotë Boștinaru për Deutsche Wellen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button