BOTËRORI 2026 – Çfarë pritet nga çerekfinalet e Kupës së Botës?
– Kupa e Botës 2026 ka dhuruar deri tani ndeshje spektakolare, por edhe faza çerekfinale premton përballje shumë interesante, shkruan BBC.
Në garë kanë mbetur gjashtë skuadra evropiane, një afrikane dhe një nga Amerika e Jugut.
Francë – Marok
Franca konsiderohet favorite, por Maroku nuk është më skuadra surprizë e vitit 2022.
Kampionët e Afrikës kanë treguar performancë shumë të mirë dhe nuk kanë humbur asnjë ndeshje në 34 ndeshjet e fundit.
Nga ana tjetër, Franca mbështetet te sulmuesi Kylian Mbappé, i cili synon të fitojë “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë i turneut.
Megjithatë, statistikat favorizojnë francezët, të cilët i kanë fituar shtatë ndeshjet e fundit ndaj Marokut.
Spanjë – Belgjikë
Belgjika ka shënuar 13 gola në këtë Botëror dhe vjen me një sulm shumë të fortë, të udhëhequr nga Romelu Lukaku.
Por përballë do të ketë Spanjën, e cila nuk ka pësuar asnjë gol gjatë turneut.
Mbrojtja spanjolle ka qenë më e mira deri tani dhe skuadra konsiderohet një nga favoritët për trofeun.
Norvegji – Angli
Kjo pritet të jetë përballja më spektakolare e çerekfinaleve, pasi do të vërë përballë dy nga sulmuesit më të mirë në botë.
Norvegjia udhëhiqet nga Erling Haaland, i cili ka shënuar shtatë gola në vetëm katër ndeshje.
Ndërsa Anglia mbështetet te kapiteni Harry Kane, i cili ka realizuar gjashtë gola dhe është vetëm një gol pas Haaland, në garën për golashënuesin më të mirë të Botërorit.
Argjentinë – Zvicër
Kampionia në fuqi, Argjentina, është favorite, por deri tani nuk e ka pasur aspak të lehtë rrugëtimin drejt çerekfinaleve.
Skuadra e Lionel Messi u kualifikua me shumë vështirësi në dy ndeshjet e fundit.
Messi kryeson listën e golashënuesve me tetë gola, megjithëse në ndeshjen e fundit humbi edhe një penallti.
Ndërkohë, Zvicra ka surprizuar me paraqitjet e saj dhe ka arritur për herë të parë, që nga viti 1954, në çerekfinalet e Kupës së Botës, ndaj synon të vazhdojë ecurinë pozitive. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.