☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 18 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.78 ▲4.47%
ARI 4,019 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $64,180 ▲ +1.47% ETH $1,845 ▲ +1.35% XRP $1.0892 ▲ +0.55% SOL $74.9400 ▲ +0.75%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
18 Jul 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI 2026 – Kur Trump ndërhyn edhe te taktikat e trajnerit Tuchel

MIAMI, 18 korrik /ATSH – DPA/ –  Presidenti amerikan Donald Trump iu bashkua kritikave ndaj trajnerit të Anglisë, Thomas Tuchel, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si ai e përdori kapitenin Harry Kane në humbjen 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Pas eliminimit dramatik, Tuchel është përballur me kritika nga tifozët dhe analistët për qasjen mbrojtëse dhe zëvendësimet e bëra gjatë ndeshjes.

Tashmë Anglia do të luajë vetëm për vendin e tretë ndaj Francës, në vend që të jetë në finalen kundër Spanjës.

Trump, i cili tha se ka luajtur golf me Harry Kane rreth një vit e gjysmë më parë në Florida, u shpreh i habitur nga roli që iu dha sulmuesit anglez.

“Anglia ka një lojtar të madh, Harry Kane, me të cilin kam luajtur golf. Mendoj se bënë gabim kur e kthyen në një lojtar mbrojtës. Çfarë di unë për futbollin? Morën avantazhin dhe më pas e vendosën lojtarin e tyre më të mirë në mbrojtje”, tha presidenti Trump gjatë një konference për shtyp, pranë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Ai e cilësoi vendimin e Tuchel si “paksa të pazakontë”, duke e përshkruar Kane si “një djalë të shkëlqyer”.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Francën, Tuchel reagoi me ironi kur u pyet për komentet e presidentit amerikan.

“Po e përdorni Donald Trump si dëshmitar në këtë rast apo…?”, u përgjigj trajneri gjerman.

Më pas ai mbrojti vendimin për rolin e Kane, duke theksuar se kur skuadra mbrohet në bllok të ulët, të gjithë lojtarët, përfshirë sulmuesin, duhet të kontribuojnë në fazën mbrojtëse.

“Kur mbrohesh në një bllok të ulët, të gjithë mbrojnë. Kjo është fryma e skuadrës, uniteti dhe mentaliteti. Mbrojmë si 10, si 11 lojtarë. Problemi ishte se në 30 minutat e fundit u bëmë shumë pasivë, nuk e mbajtëm dot topin dhe humbëm duelet. Kjo është ajo që duhet të përmirësojmë”, deklaroi Tuchel./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.