☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,631 ▲0.67%
DOW 52,282 ▲0.99%
NASDAQ 25,649 ▲0.83%
NAFTA 97.37 ▼6.48%
ARI 3,967 ▲1.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,408 ▼ -0.8% ETH $2,270 ▼ -0.02% XRP $1.2492 ▼ -0.22% SOL $93.3100 ▼ -1.59%
S&P 500 7,631 ▲0.67 % DOW 52,282 ▲0.99 % NASDAQ 25,649 ▲0.83 % NAFTA 97.37 ▼6.48 % ARI 3,967 ▲1.76 % S&P 500 7,631 ▲0.67 % DOW 52,282 ▲0.99 % NASDAQ 25,649 ▲0.83 % NAFTA 97.37 ▼6.48 % ARI 3,967 ▲1.76 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

DETAJET/ Para grabitjes, autori i drejtoi armën rojës private, mbante doreza! Zbulohet dinamika, ja si ndodhi vjedhja e bankë

Punonjësit në njërën nga bankat e nivelit të dytë në Tiranë e nisën javën duke u përballur me një grabitës të maskuar, i cili dyshohet se rrëmbeu një shumë të paverifikuar parash.

Sulmi i grabitësit, i veshur me të zeza, teksa mbante në kokë një skafandër dhe një çantë supi, ndodhi në orën 10:45 të së hënës (2 nëntor).

Pas vizitës së armatosur, por ende të paprovuar nëse ishte pistoletë lodër apo e vërtetë, holli i bankës u kthye në vendngjarje dhe po ashtu edhe ambienti përreth u mbajt i bllokuar për disa orë nga shërbimet e policisë.

Grabitësi, nga dinamika e kamerave të brendshme, sapo hyri në bankë, ia drejtoi armën rojës private, i cili u dorëzua menjëherë dhe hyri në holl. Pas këtij veprimi, me shpejtësi grabitësi është drejtuar për nga arka.

Grupi i hetimit ka dy dëshmitarë të rëndësishëm, arkëtaren dhe rojën private, dëshmitë e të cilëve u administruan.

Burimet i thanë TCH se autori mbante veshur doreza dhe kjo e ka bërë të vështirë që gjatë këqyrjeve të zbulohen gjurmë papilare, përmes të cilave ai mund të identifikohet. Sidoqoftë, për hetuesit, kamerat e bankës dhe dëshmitë që u morën në bankë janë të dhëna të rëndësishme.

Krahas këtij grupi, një grup tjetër po kërkon kamera në rrugë, me shpresën se do të zbulojë autorin, i cili largohet nga skena e krimit me një skuter elektrik.

Policia tha se nuk disponon të dhëna se sa është vlera monetare e vjedhur këtë të hënë në rrugën Komuna e Parisit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.