☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,624 ▲0.59%
DOW 52,282 ▲0.99%
NASDAQ 25,616 ▲0.7%
NAFTA 96.99 ▼6.85%
ARI 3,973 ▲1.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,481 ▼ -0.77% ETH $2,273 ▲ +0.09% XRP $1.2519 ▲ +0.1% SOL $93.6600 ▼ -1.19%
S&P 500 7,624 ▲0.59 % DOW 52,282 ▲0.99 % NASDAQ 25,616 ▲0.7 % NAFTA 96.99 ▼6.85 % ARI 3,973 ▲1.9 % S&P 500 7,624 ▲0.59 % DOW 52,282 ▲0.99 % NASDAQ 25,616 ▲0.7 % NAFTA 96.99 ▼6.85 % ARI 3,973 ▲1.9 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Mbikëqyrja parlamentare e reformave, Financa, Pronat dhe Kadastra raportojnë në Kuvend

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i drejtuar nga kryetari Fatmir Xhafaj, zhvilloi tre seanca dëgjimore radhazi në kuadër të zbatimit të Kalendarit Tematik për Ushtrimin e Kontrollit Parlamentar Postlegjislativ. Dëgjesat u zhvilluan pas miratimit të kalendarit të posaçëm për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2027”.

Seanca e parë u hap me zëvendësministrin e Financave, Andi Memeti, i cili raportoi mbi miratimin e akteve nënligjore dhe nivelin e zbatimit të kuadrit ligjor për periudhën 2021–2025 në fusha kyçe, përfshirë administrimin financiar, financat vendore, doganat, akcizat, parandalimin e pastrimit të parave, lojërat e fatit dhe menaxhimin e risqeve fiskale. Duke folur për dokumentet që mbeten ende pa u përmbyllur, Memeti u shpreh se “aktet që rezultojnë në proces përbëjnë një numër të ulët dhe lidhen kryesisht me fusha me kompleksitet të lartë teknik dhe rregullator”, ndërsa sqaroi fazat e draftimit të tyre.

Nga ana e tij, relatori i çështjes, deputeti Onid Bejleri, vuri theksin te vonesat jashtë afateve ligjore. Bejleri nënvizoi se dy raste kërkojnë vëmendje të posaçme: “udhëzimi i përbashkët me KLSH në zbatim të ligjit nr. 68/2017 dhe tre aktet në zbatim të legjislacionit për lojërat e fatit, të cilat vijojnë të jenë në proces pas tejkalimit të afatit ligjor”.

Pjesa e dytë e seancës u fokusua në pyetjet e deputetëve mbi pasojat që sjellin vonesat në fuqizimin e këtyre projekteve.

Sfidat me kompensimin e pronave dhe e ardhmja e stokut të dosjeve

Punimet e komisionit vijuan me dëgjimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), Valdrin Pjetri. Ai paraqiti ecurinë e rekomandimeve të Kuvendit, integrimit evropian dhe objektivave qeveritare për mandatin 2025–2029, duke specifikuar se puna e agjencisë është përqendruar në “ekzekutimin e vendimeve përfundimtare për kompensim, shpërndarjen e fondit financiar dhe fizik, trajtimin e ankesave për ndërtimet informale, përfundimin e proceseve të mbartura të njohjes së pronës, digjitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e transparencës”.

Mbi këtë raportim, relatori Onid Bejleri kërkoi ndryshim reagimi institucional, duke argumentuar se fokusi duhet të shkojë te zgjidhja përfundimtare për qytetarët. Bejleri kërkoi nga ATP “një pasqyrë të matshme të stokut në numër, vlerë dhe sipërfaqe; përcaktimin e tokës dhe fondeve në dispozicion, ndarjen e pengesave financiare nga ato procedurale dhe paraqitjen e një plani që lidh burimet me numrin e qytetarëve që marrin zgjidhje brenda një afati të përcaktuar”.

Pjetri më pas iu përgjigj interesimit të anëtarëve të komisionit lidhur me efektivitetin e takimeve me qytetarët dhe pengesat praktike në trajtimin e pronave. Seanca e tretë u përmbyll me dëgjimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.