Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 08 June 2026
S&P 500 7,406 ▲0.3%
DOW 50,786 ▼0.16%
NASDAQ 25,930 ▲0.86%
NAFTA 91.37 ▲0.92%
ARI 4,351 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,286 ▲ +2.38% ETH $1,685 ▲ +3.67% XRP $1.1778 ▲ +3.99% SOL $67.2300 ▲ +4.1%
S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 91.37 ▲0.92 % ARI 4,351 ▼0.34 % S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 91.37 ▲0.92 % ARI 4,351 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Sporti

Botërori 2027 për vajza/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

Kombëtarja e vajzave është gati për ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese për Kupën e Botës 2027, ndaj Malit të Zi, që do të luhet nesër në ora 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Pas barazimit të vyer ndaj Çekisë, vajzat kuqezi synojnë ta mbyllin këtë edicion eliminatoresh me një tjetër paraqitje pozitive përpara tifozëve shqiptarë.

Në prag të sfidës, në një prononcim për fshf.org, trajneri Armir Grima foli për gjendjen e skuadrës, objektivat për ndeshjen e nesërme dhe rëndësinë e mbështetjes së tifozëve shkodranë.

Gjendja e skuadrës para ndeshjes me Malin e Zi – Kur vjen pas një rezultati të mirë, besoj se edhe gjendja psikologjike e ekipit është shumë e mirë. E rëndësishme është të ruajmë ritmin, dëshirën dhe karakterin që treguam në ndeshjen me Çekinë, në mënyrë që edhe nesër t’i mbyllim me sukses këto eliminatore. Ekipi ka punuar mirë dhe vajzat kanë bërë një paraqitje të mirë gjatë gjithë fushatës. Ndoshta mund të kishim marrë edhe diçka më shumë, por nëse e mbyllim me sukses ndeshjen e nesërme, gjithçka tjetër do të jetë një plus për skuadrën.

Sa ndikon rezultati pozitiv ndaj Çekisë në paraqitjen e skuadrës nesër? – Ndikon shumë në aspektin psikologjik, por ndeshja e nesërme është një histori tjetër. Ne do të hyjmë në fushë për të fituar dhe ky është objektivi ynë. Nuk është thjesht një dëshirë personale e imja, por është diçka që e shoh çdo ditë te vajzat, në stërvitje, në angazhimin dhe dëshirën që tregojnë në fushë. Duam t’i mbyllim këto eliminatore me sukses dhe me një fitore të merituar, sepse këto vajza meritojnë shumë për gjithçka që kanë dhënë gjatë kësaj periudhe.

Mesazhi për tifozët shkodranë – Unë besoj se tifozët shkodranë nuk kanë nevojë për thirrje të veçanta, mjafton t’i njoftojmë për orarin e ndeshjes. Jam i bindur se, ashtu siç na kanë mbështetur gjithmonë, edhe kësaj here do të jenë pranë ekipit. Mbështetja e tyre ka qenë e vazhdueshme dhe shumë e rëndësishme për këto vajza. Nesër kemi nevojë më shumë se kurrë për praninë e tyre në stadium. Dashamirësia, energjia dhe përkrahja e tifozëve na japin forcë shtesë dhe shpresoj që në fund t’i bëjmë krenarë me një rezultat pozitiv ndaj Malit të Zi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.