Ekonomia

Bozdo: 10 plan bizneset më të mira do të ndihmohen nga Bashkia për të hapur një biznes

Një projekt pilot i zhvilluar nga Bashkia e Tiranës dhe i mbështetur nga Komisioni Europian u ka dhënë mundësi 160 të rinjve e të rejave të trajnohen në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës.

Nenkryetari-i-Bashkise-se-Tiranes-Eno-Bozdo-525x350Ky trajnim ka për qëllim aftësimin e tyre për të gjetur një vend pune dhe për të hapur bizneset e tyre sociale. Përfituesit e qendrave sociale do të trajnohen nga ekspertët italianë mbi temën: Si të krijosh një plan – biznesi social? Sot këtyre të rinjve dhe te rejave u janë shpërndarë certifikatat.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo tha se 10 plan – bizneset më të mira do të mbështeten nga mekanizmat e Bashkisë së Tiranës për të hapur biznese sociale.

“Sigurisht, ne e dimë fare mirë që trajnimet janë të nevojshme por nuk është kusht përfundimtar për të hyrë në tregun e punës. Kjo është arsyeja që ne sot gjithashtu deklarojmë që 10 biznes-planet më të mira sociale që do të prodhohen nga këta të rinj do të mbështeten nga projekti dhe dua të theksoj gjithashtu që jo vetëm do të mbështeten nga projekti, si plane iniciuese për biznesin social por me mekanizmat që Bashkia e Tiranës ka në dispozicion do të mbështetet gjithashtu edhe në jetën e tij si biznes. Ne kemi dy mekanizma të cilat ndihmojnë punësimin e të rinjve dhe të rejave në Tiranë krijimin e vendeve të punës. Njëri është mekanizmi i një skeme garantimi, garancie të kredisë bankare për bizneset për të rinjtë, për të rinjtë nën moshën 35 vjeç. Mekanizmi i dytë i cili përdoret për herë të parë në Shqipëri, pra në rang republike është krijimi i një kompanie ku Bashkia e Tiranës bashkë me partnerë të tjerë strategjikë ndërkombëtarë është ortake, kompani e cila targeton veçanërisht start-up, bizneset e reja, ato biznese të cilat për arsye të caktuara e kanë të pamundur të aksesojnë financat në tregun bankar, sepse nuk kanë një historik dhe nuk kanë kolateral për të ndarë por që janë premtuese, kanë ide premtuese dhe që mund të krijojnë zhvillim ekonomik për qytetin e Tiranës por edhe punësimin e mëtejshëm të të rinjve, të rejave, të qytetarëve të Tiranës” – deklaroi Bozdo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button