Braho: Do çmontojmë nga rrënjët çdo “Lazarat” të vendit
Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, pas daljes nga seanca dëgjimore e Ministrit të Brendshëm Tahiri për ngjarjet e funit në Lazarat, tha se Policia e Shtetit nuk do të lejojë më asnjëherë prodhimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike në vend.
“Ministri nuk ishte këtu për llogaridhënie, por vetëm për informim dhe transparencë. Të gjitha strukturat e mazhorancës së majtë, e mbështesim dhe solidarizohemi me aksionin e policisë së shtetit në Lazarat, – tha Braho. – Policia do ta çmontojë nga rrënjët inkubatorin kriminal të Lazaratit dhe të gjithë “Lazaratët” e tjerë të Shqipërisë”.
Ndërsa ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i cili replikoi me Tahirin, tha se “ministri erdhi në komision dhe na bëri show, vetëm për Lazaratin nuk foli, duke na treguar diçka ndryshe nga realiteti që ekziston në vend”.