Brazili reagon me 7 gola në miqësoren me Singaporin, Vinicius protagonist me tripletë
Reagimi i Brazilit të Carlo Ancelotti-t, edhe pse ndaj një kundërshtari shumë modest, ka qenë ai që pritej. Pas gjithë atyre polemikave që shpërthyen pas humbjes 3-2 kundër Japonisë pak ditë më parë, duke vënë në diskutim edhe trajnerin italian, Seleçao mundi 7-0 Singaporin.
Duhet theksuar se ndaj një kombëtareje që mban vendin e 148-të në renditjen e FIFA-s, si Singapori, kjo fitore e thellë është diçka krejtësisht normale, madje mund të priteshin edhe më shumë gola.
Protagonist i ndeshjes ishte Vinicius Junior. Sulmuesi i Real Madrid realizoi 3 gola që në pjesën e parë, brenda 12 minutash. Në pjesën e parë shënoi edhe Endrick, kurse në pjesën e dytë Brazili e çoi rezultatin në 7-0, falë golave të Estevao dhe Rayan, si dhe të një autogoli. Trajneri Ancelotti dhe Raphinha ishin të skualifikuar pas kartonëve të kuq të marrë ndaj Japonisë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.