Bota

Brexit, tërhiqet një tjetër ministër në Britaninë e Madhe

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Britaninë e Madhe, Sam Gyinah, ka dhënë dorëheqjen nga kabineti i kryeministres Theresa May, për shkak të kundërshtimit ndaj marrëveshjes së Brexit.
Ky është ministri i 10 që u largua në kohën e kundërshtimeve për Brexit. Gyinah ka krahasuar marrëveshjen me një ndeshje futbolli, ku kundërshtari është edhe refer edhe vendos rregullat.

Marrëveshja e miratuar javën e kaluar nga liderët evropianë, përfshinë marrëveshjen ligjërisht të obligueshme të largimit të Britanisë dhe marrëdhënieve në të ardhmen me Bashkimin Evropian. Gyinah tha se “Britania ka një listë të aspiratave me të cilën dëshiron të negociojë me BE-në, pas humbjes së zërit, vetos dhe votës”.

Parlamenti britanik pritet të votojë për marrëveshjen me 11 dhjetor. Kryeministrja britanike, Theresa May, i refuzoi alternativat për marrëveshjen e saj për Brexit, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke iu bërë thirrje ligjvënësve që të mendojnë për pasojat nëse votojnë kundër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button