Bota

Britani, dorëhiqet Sekretari i Mbrojtjes, Sir Michael Fallon

Akuzat për sjellje të pahijshme në të kaluarën kanë detyruar edhe Sekretarin britanik të Mbrojtjes, Michael Fallon, të japë dorëheqjen.

Por në këtë rast, nuk janë të tjerët që kanë vënë në dukje sjelljen e pahijshme të tij, por vet shefi i dikasterit të Mbrojtjes, i cili mban edhe titullin “Sir”, duke shpjeguar se në ndonjë rast sjellja e tij mund të ketë qenë nën standardet e kërkuara nga ushtria britanike, e për këtë arsye i jep të drejtë Parlamentit që po e merrte seriozisht këtë çështje.

Sipas asaj që deklaron BBC, vendimi i tij nuk është i lidhur me ndonjë pretendim të ri, apo pretendim specifik.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministres britanike, e cila vlerësoi “seriozitetin” me të cilin Sir Michael kishte konsideruar rolin e tij në kabinetin qeverisës. Theresa May tha se vlerësonte gjithashtu edhe “shembullin e veçantë që ai kërkonte të tregonte ndaj ushtarakëve, grave dhe të tjerëve”.

Në letrën e dorëheqjes, Sir Michael shkruante se “një numër pretendimesh janë ngritur mbi parlamentarët në ditët e fundit, përfshi edhe disa për sjelljen time në të kaluarën. Shumë prej tyre mund të jenë të rreme, por unë e pranoj se në të kaluarën ndoshta nuk kam arritur standardet e larta të kërkuara nga Forcat e Armatosura, të cilat kam pasur nderin t’i përfaqësoj”.

Ai shtoi se ka qenë një “privilegj” të qenit në postin e Sekretarit të Mbrojtjes përgjatë 3 viteve e gjysmë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button