Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 05 May 2026
S&P 500 7,201 ▼0.41%
DOW 48,942 ▼1.13%
NASDAQ 25,068 ▼0.19%
NAFTA 103.30 ▼2.93%
ARI 4,567 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
₿ CRYPTO
BTC $80,695 ▲ +1.22% ETH $2,373 ▲ +0.54% XRP $1.4064 ▼ -0.5% SOL $84.6900 ▼ -0.11%
S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 103.30 ▼2.93 % ARI 4,567 ▲0.74 % S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 103.30 ▼2.93 % ARI 4,567 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
05 May 2026
Breaking
Kronika

Pikëpyetjet mbi SPAK; Këshilli i Prokurorisë rrezikon ngritjen e strukturës

Organet e reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ai i Prokurorisë, Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ku përfshihet edhe Byroja e Hetimit, duhet të ishin ngritur që në pranverë, por me shumë gjasa nuk do të jenë funksionale as këtë dimër.

Shumë faktorë janë bërë bashkë për një vonesë kaq të gjatë, por dy prej tyre janë më kryesorët. Së pari, është nisja me shumë vonesë e punës së organeve të rivlerësimit.

Që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë të plotësojnë vendet duhet që më parë të bëhet vettingu për kandidatët, të cilët vijnë nga brenda sistemit.

Ata janë 33 kandidatë për 12 vende gjithsej, 6 të gjyqësorit dhe 6 të Prokurorisë. 10 vende të tjera në të dy këshillat duhet të plotësohen nga juristë që vijnë nga jashtë sistemit.

Këtu qëndron pengesa e dytë dhe më e paparashikueshmja. Ligji përcakton se ata duhet të vijnë nga radhët e avokatisë, pedagogjisë dhe shoqërisë civile. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor lista e kandidatëve është plotësuar muaj më parë, por për Këshillin e Lartë të Prokurorisë vendimarrja e Parlamentit ka mbetur pezull për shkak se nuk ka kandidatë të kualifikuar nga shoqëria civile.

Komisioni ad hoc që mbikëqyr këtë proces konfirmoi për Top Channel se “ka qenë në pamundësi reale për t’i përcjellë Kuvendit 3 kandidaturat, pavarësisht 4 thirrjeve publike për pjesëmarrje.

“Bazuar në këto thirrje, që nga shkurti deri në tetor, 9 nga 10 kandidaturat e mbërritura janë skualifikuar për shkak se nuk përmbushin kriteret formale ligjore. Komisioni vlerëson se kriteri i vendosur për 15 vite përvojë pune në profesion si jurist ka qenë një ndër faktorët kyç që ka prodhuar situatën aktuale me kandidaturat për KLP të ardhura nga shoqëria civile”, thotë Komisioni i Shoqërisë Civile.

Për të treguar se vendimarrja ka qenë e drejtë, Komisioni përmend edhe një fakt jo të zakontë, përballjen ligjore me të skualifikuarit.

“Komisioni është përballur me 4 procese gjyqësore të iniciuara nga kandidatët e skualifikuar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gjykata në të gjitha këto raste ka rikonfirmuar vendimarrjen e Komisionit duke e lenë atë në fuqi”, shton Komisioni.

Në kushtet kur shoqëria civile nuk sjell kandidatë, që SPAK të mos dështojë, ligjvënësit mbeten të rimarrin sërish në dorë fatin e reformës në drejtësi dhe të ndryshojnë ligjin prej nga varet ngritja e SPAK-ut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.