Bota

Britania bie dakord për Brexit-it me BE-në

Zyrtarët e Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për projekt-tekstin e një marrëveshjeje të Brexit pas disa muajsh negociatash në Bruksel. Një burim nga kabineti i Theresa May i tha BBC-së se për dokumentin është rënë dakord në një nivel teknik nga zyrtarët e të dyja palëve pas diskutimeve intensive këtë javë.

Një takim i posaçëm i kabinetit do të mbahet të mërkurën në orën 14:00, ndërsa Theresa May kërkon mbështetjen e ministrave të saj për të çuar përpara marrëveshjen.

Ndërkohë Britania është duke “mbajtur frymën” me sytë nga Doëning Street, ku kryeministrja e tyre po takon ministrat për bisedime kokë më kokë me gjithsecilin, pasi atyre po u prezantohet projekt-marrëveshja, shkruan Tch.

Ndërkohë lajmi për arritjen e një draft-marrëveshje ka bërë që paundi britanik të rritet kundrejt dollarit dhe euros, por analistët paralajmërojnë se rritja e monedhës mund të jetë afatshkurtër, me që kabineti dhe parlamenti ende s’kanë arritur akordin final.

Edhe në BE ka pasur lëvizje, pasi Brukseli zyrtar do të “mblidhet” të mërkurën dhe qeveria irlandeze tha se negociatat janë “në vazhdim e sipër dhe nuk kanë përfunduar”.

Ndërkohë mbështetësit kryesorë të Brexit, si Boris Johnson dhe Jacob Rees-Mogg, i kanë kërkuar ministrave të kabinetit të hedhin poshtë projekt-marrëveshjen, për të cilën ata pretendojnë se do ta mbajë Britaninë e Madhe nën kontrollin e BE, bazuar në versionet e rrjedhura të tekstit.

Partia Demokratike e Bashkimit Demokratik të Irlandës së Veriut, që i jep Theresa Mayt mbështetje vitale në votat kyçe, tha se do të ishte një “tentativë shumë, shumë e vështirë”.

Por Shefi Konservator Juli Smith tha se ishte “i bindur” se pakti do të kalonte përmes Parlamentit.E ardhmja e kufirit midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës ka qenë çështja e fundit kryesore e pazgjidhur që duhet të zgjidhet mes mosmarrëveshjeve se si do të garantohet mosekzistenca e kontrolleve fizike pas Brexit.

Draft-marrëveshja gjithashtu përfshin angazhime mbi të drejtat e qytetarëve pas Brexit, një periudhë tranzicioni 21-mujore të propozuar pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar më 29 mars 2019 dhe detajet e të ashtuquajturit faturë divorci që kushton rreth 39 miliardë paund.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button