Bota

Britania do t’u japë fund rrogave të ulëta për miliona punëtorë në pesë vjet

Ministri britanik i Thesarit deklaroi një plan pesëvjeçar për ta bërë Mbretërinë e Bashkuar një ndër ekonomitë kryesore botërore dhe për t’i dhënë fund nivelit të ulët të rrogave për miliona punëtorë.

Niveli i pagesës për orë të katër milionë punëtorëve do të ngrihet në 12.9 dollarë amerikanë, duke bërë që ata të fitojnë sa dy të tretat e rrogës së mesme në Britani.

Ministri britanik i Financave Sajid Javid e shpalli këtë strategji për të nxitur zhvillimin e ekonomisë, pavarësisht si do të largohet vendi i tij nga BE-ja.

Ai u shpreh se Britania ka mbetur prapa shumë vendeve europiane në brezin e ardhshëm teknologjik, duke vënë në dukje se qeveria do të ndërtojë të ardhmen e vendit dhe do të sjellë një revolucion të ri infrastrukturor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button