Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.32 ▲1.11%
ARI 4,515 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,316 ▲ +1.01% ETH $2,167 ▲ +0.52% XRP $1.4143 ▼ -0.25% SOL $91.7300 ▲ +0.67%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.32 ▲1.11 % ARI 4,515 ▼0.82 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.32 ▲1.11 % ARI 4,515 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Britania e Madhe hap një bazë të re ushatarake në Bahrein

Britania e Madhe nënshkroi një marrëveshje me Bahreinin për zhvillimin e pajisjeve të saj ushtarake në vend duke krijuar gjithashtu bazën e parë britanike të përhershme në Lindjen e Mesme që prej vitit 1971, theksoi sot Ministria e Jashtme.

britani-279x200Bahreini është anëtar i koalicionit të drejtuar nga SHBA-ja për kryerjen e sulmeve ajrore në Siri kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik.

”Kjo marrëveshje parashikon riforcimin e bashkëpunimit në luftën kundër kërcënimeve të sigurisë, të pranishme në Lindjen e Mesme”, theksuan ministri britanik i Punëve të Jashtme, Philip Hammond dhe homologu i Bahreinit, sheiku Khaled ben Ahmed ben Mohammed Al Khalifa.

Marrëveshja u nënshkrua në Manama në kuadër të edicionit të 10-të “Dialogu i Manamasë” organizuar nga Instituti ndërkombëtar i studimeve strategjike (IISS).

“Sipas marrëveshjes, Britania e Madhe parashikon riforcimin e pajisjeve ekzistuese në port duke ofruar gjithshtu në Royal Navy një bazë operacionale të avancuar që mundëson stokimin e pajisjeve në kuadër të operacioneve detare dhe strehimin e personelit të Royal Navy”, shtoi i Ministria britanike e Punëve të Jashtme.

“Kjo bazë e re rrit në mënyrë të përhershme praninë e Royal Navy dhe do t’i mundësojë Britanisë së Madhe dërgimin e më shumë anijeve dhe të përmasave më të mëdha me qëllim për të riforcuar stabilitetin në Gjirin Persik”, deklaroi ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon.

Ndërtimi i kësaj baze do të kushtojë 15 milionë stërlina (19 milionë euro).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.