🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,582 ▼ -1.02% ETH $2,049 ▼ -2.27% XRP $1.3141 ▼ -1.01% SOL $79.1100 ▼ -0.14%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Britania vendos anijen maune për strehimin e emigrantëve ilegalë

Një anije maune rreth 100 metra e gjatë është vendosur në portin e Portland në Dorset një ditë më parë dhe do të shërbejë për akomodimin e 500 personave, meshkuj të rritur që janë në pritje të shqyrtimit të kërkesës për azil në Mbretërisë së bashkuar. Anija maune e pazakontë, është pasojë e ligjit të sapomiratuar nga Londra për emigracionin ilegal dhe do të fillojë të presë azilkërkuesit e parë nga fundi i muajit korrik.  Është vazhdim i linjës së ashpër i qeverisë së Rishi Sunak që synon t’i deportojë në Ruanda ata që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në Britani.  Vendosja e anijes maune Bibby Stokholmit u prit me protesta nga banorët vendas që nuk duan të bëhen një qendër për strehimin e refugjatëve, por në të njëjtën kohë mbrojtësit e të drejtave të njeriut denoncojnë mënyrën sesi do të trajtohen emigrantët duke I vendosur aty.

Siç raporton Corriere della Sera të 500 personat që do të strehohen në anijen manune me tre kate, që ka madhësinë e një fushe futbolli, nuk do të jenë të izoluar, por do të lejohen të hyjnë dhe të dalin që andej. Aktualisht, azilkërkuesit strehohen në hotele, me një kosto për taksapaguesit britanikë që shkon rreth 7 milionë euro në ditë.

Përveç Bibby Stockholm, qeveria e Londrës synon të përdorë katër objekte ushtarake: dhe tre të parat janë të afta të strehojnë gati pesë mijë njerëz.

Sunak ka premtuar solemnisht se do të ndalojë zbarkimet e paligjshme nëpër Kanalin e La Manshit: vitin e kaluar mbërritën 45,000 emigrantë të paligjshëm dhe  nga fillimi i këtij viti shifra ka arritur në  13,000. Sipas ligjit të miratuar, ata që mbërrijnë ilegalisht do të deportohen në Ruandë, edhe nëse ky ligj është bllokuar aktualisht nga një Gjykatë Apeli, por që qeveria ka dekjlaruar se do të apelojë në Gjykatën e Lartë.

Vala e zbarkimit përgjatë Kanalit të La manshit është rritur në mënyrë eksponenciale gjatë tre viteve të fundit, ka kthyer në qesharak objektivin e shpallur të Brexit për “rimarrjen e kontrollit të kufijve”. Por qeveria e Sunak e ka kthyer prioritet frenimin e emigracionit, për të nxjerrë jashtë loje trafikantët e  qenieve të njerëzore. Opinioni publik në Britani nuk është paragjykues  ndaj emigracionit të rregullt, por problem janë hyrjet ilegale që vijnë nga Franca dhe jo nga vende si Tunizia apo Libia. Po ashtu një pjesë e mirë e emigrantëve të paligjshëm që mbërritën vitin e kaluar në Britani ishin të rinj shqiptarë, pra jo njerëz që kanë nevojë për azil dhe mbrojtje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.