Britanikët nderojnë viktimat e Parisit në Wembley [foto]
Kryeministri britanik David Cameron dhe Princi William kanë vendosur ta ndjekin nga afër takimin miqësor mes Anglisë dhe Francës, që po zhvillohet në Wembley.
Takimi ka nisur me një minutë heshtje për viktimat e Parisit nga sulmet terroriste.
Kryeministri dhe Princi nderuan viktimat në fillim të takimit, ndërsa fansat shpalosën flamurin francez teksa intonohej himni.
Cameron të martën kishte thënë se Britania do të shpenzojë më shumë për sigurinë e vendit pas sulmeve në Paris.







Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.