⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,893 ▼ -0.23% ETH $2,242 ▲ +0.17% XRP $1.1626 ▼ -2.3% SOL $89.7900 ▼ -0.52%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – 11 vende të BE-së kërkojnë heqjen e vetos në politikën e jashtme

– Një grup prej 11 shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për shqyrtimin e mundësisë së kalimit nga vendimmarrja me unanimitet në votimin me shumicë të cilësuar në fushën e politikës së jashtme të BE-së, sipas euronews.

Austria, Danimarka, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Rumania, Spanja dhe Suedia i kanë drejtuar një letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ku argumentojnë se kultura e konsensusit duhet të shërbejë për të forcuar veprimin e përbashkët dhe jo për ta penguar atë.

“Duhet të sigurohemi që kjo kulturë konsensusi të nxisë veprimin e përbashkët dhe jo ta parandalojë atë – përndryshe do të kemi legjitimitet, por jo forcë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga 11 vendet.

Nën rregullat aktuale të BE-së, vendimet në politikën e jashtme kërkojnë në përgjithësi unanimitet, duke i dhënë secilit shtet anëtar mundësinë të bllokojë një vendim të përbashkët.

Nisma vjen pas një periudhe në të cilën përdorimi i së drejtës së vetos nga Hungaria e drejtuar nga Viktor Orbán ka shkaktuar përplasje të përsëritura brenda BE-së. Një nga rastet më të fundit ishte bllokimi i një huaje prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën.

Në letrën drejtuar Kallas, vendet nënshkruese propozojnë pesë parime për përmirësimin e politikës së përbashkët të jashtme: respektimin e parimit të bashkëpunimit të sinqertë dhe solidaritetit të ndërsjellë, rritjen e përdorimit të abstenimit konstruktiv, shmangien e lidhjes së vendimeve të politikës së jashtme me çështje thelbësisht të palidhura, shqyrtimin e mundësive që ofrojnë traktatet e BE-së për kalimin në shumicë të cilësuar dhe kërkesën për “arsye jetike të argumentuara” në rast të kundërshtimit të një ndryshimi të tillë.

Një nga mekanizmat e mundshëm është e ashtuquajtura klauzolë passerelle, e parashikuar në nenin 31 të traktateve të BE-së, e cila mund të mundësojë kalimin nga unanimiteti në shumicë të cilësuar në fusha të caktuara.

Megjithatë, aktivizimi i këtij mekanizmi kërkon vetë unanimitet, çka e bën reformën veçanërisht të vështirë politikisht.

Mbështetësit e ndryshimit argumentojnë se votimi me shumicë të cilësuar do ta bënte BE-në më të shpejtë dhe më efikase në reagimin ndaj krizave ndërkombëtare, ndërsa kundërshtarët paralajmërojnë se një reformë e tillë mund të dobësojë legjitimitetin demokratik dhe të kufizojë aftësinë e shteteve më të vogla për të mbrojtur interesat e tyre.

Nisma e 11 vendeve vjen në një moment kur debati për reformimin e politikës së jashtme të BE-së është rikthyer në qendër të diskutimeve në Bruksel, veçanërisht në kushtet e konkurrencës gjeopolitike, luftës në Ukrainë dhe sfidave ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.