BRUKSEL – 124 aktivistë mjedisi të vrarë në vitin 2025
BRUKSEL, 16 shtator /ATSH-DPA/ – Të paktën 124 aktivistë të mjedisit u vranë në mbarë botën gjatë vitit 2025, sipas një raporti të publikuar sot nga organizata joqeveritare ”Global Witness”.
Sipas raportit, atje u regjistruan 39 vrasje gjatë vitit 2025.
Pas Kolumbisë renditet Brazili, me 26 viktima, ndërsa Hondurasi dhe Filipinet regjistruan nga 12 vrasje secili.
Amerika Latine përbënte 85% të të gjitha vrasjeve të regjistruara në botë, duke mbetur rajoni më vdekjeprurës për mbrojtësit e mjedisit çdo vit që prej vitit 2012, kur “Global Witness” nisi publikimin e raporteve vjetore.
Numri global i viktimave ishte më i ulët krahasuar me vitet e mëparshme. Megjithatë, ”Global Witness” paralajmëroi se shifra reale mund të jetë më e lartë, pasi shumë raste nuk raportohen ose nuk dokumentohen.
Autori kryesor i raportit, Toby Hill, tha se njerëzit që mbrojnë tokën janë si “sytë dhe veshët e botës” në terren, pasi ndihmojnë në dokumentimin e shkatërrimit të ekosistemeve, prerjes së pyjeve dhe ndotjes së lumenjve.
Sipas Hill, dhuna ndaj këtyre aktivistëve, përfshirë vrasjet në rastet më ekstreme, pasqyron një konflikt më të gjerë rreth kontrollit të tokës dhe burimeve natyrore të planetit./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.