🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.85 ▼1.44%
ARI 4,148 ▲1.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,484 ▲ +4.93% ETH $2,426 ▲ +7.43% XRP $1.3102 ▲ +3.8% SOL $96.2400 ▲ +5.32%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.85 ▼1.44 % ARI 4,148 ▲1.85 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.85 ▼1.44 % ARI 4,148 ▲1.85 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE disburson 3,3 miliardë euro për Ukrainën për raketa dhe dronë

– Bashkimi Evropian ka disbursuar 3,3 miliardë euro për Ukrainën, në kuadër të instrumentit financiar “Kredia për Mbështetjen e Ukrainës”, me fondet që do të përdoren për nevojat e mbrojtjes, veçanërisht për blerjen e raketave dhe dronëve, sipas “Reuters”.

Komisioni Evropian konfirmoi sot se pagesa është kryer dhe se ajo do të ndihmojë Ukrainën, të forcojë mbrojtjen e territorit dhe hapësirës së saj ajrore.

Ky është kësti i katërt i dhënë në kuadër të komponentit të mbrojtjes të “Kredisë për Mbështetjen e Ukrainës”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi një ditë më parë se BE-ja do të disbursonte 3,3 miliardë euro për prokurimin e raketave dhe dronëve për Ukrainën, pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kryeministri ukrainas Sergii Koretskyi konfirmoi sot se Ukraina i kishte marrë fondet dhe tha se ato do të përdoren për nevojat prioritare të mbrojtjes, në veçanti për blerjen e raketave dhe dronëve.

Pagesa e re është pjesë e paketës së përgjithshme prej 90 miliardë eurosh të “Kredisë për Mbështetjen e Ukrainës” për periudhën 2026–2027.

Nga kjo shumë, 60 miliardë euro janë parashikuar për mbështetjen e mbrojtjes, ndërsa 30 miliardë euro për mbështetje buxhetore.

Me disbursimin e fundit, Komisioni Evropian ka paguar gati 15 miliardë euro për Ukrainën gjatë vitit 2026, duke përfshirë financimin për mbrojtjen dhe forma të tjera mbështetjeje.

BE-ja ka miratuar gjithashtu së fundmi 6,1 miliardë euro për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka deklaruar se dëshiron të përdorë fondet e mbetura të programit SAFE, për të nisur një program të ri të përbashkët BE-Ukrainë për projekte mbrojtëse, përfshirë zhvillimin e një sistemi evropian të mbrojtjes ajrore dhe raketore.

Sipas Komisionit Evropian, 3,3 miliardë eurot e fundit, janë të destinuara për prokurime mbrojtëse, me raketat dhe dronët ndër pajisjet kryesore që do të financohen. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.