🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.81 ▼1.49%
ARI 4,153 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,562 ▲ +3.92% ETH $2,427 ▲ +6.34% XRP $1.3097 ▲ +2.89% SOL $96.1300 ▲ +3.95%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.81 ▼1.49 % ARI 4,153 ▲1.96 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.81 ▼1.49 % ARI 4,153 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FINLANDË – Stubb: Qytetarët të përgatiten për sabotime dhe incidente me dronë

– Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të përgatitur psikologjikisht, për raste të mundshme sabotimi dhe për incidente me dronë që mund të hyjnë në hapësirën ajrore të vendit, sipas “Reuters”.

Në një intervistë për televizionin finlandez MTV, të cituar nga transmetuesi publik “Yle”, Stubb tha se qytetarët duhet të jenë të përgatitur që diçka mund të ndodhë, duke theksuar se këto incidente janë pjesë e realitetit të ri të sigurisë në Evropë.

Sipas presidentit finlandez, që nga fillimi i vitit, katër dronë kanë rënë në territorin e Finlandës.

Ai i bëri thirrje publikut të jetë i vëmendshëm ndaj këtyre rasteve, por njëkohësisht të ruajë qetësinë dhe të mos reagojë me panik ndaj çdo lajmi alarmues.

Stubb e ndau situatën e sigurisë në Evropë në dy forma të luftës: luftën tradicionale ose “kinetike”, siç është ajo që po zhvillohet mes Ukrainës dhe Rusisë, dhe luftën hibride, për të cilën ai tha se Rusia po e zhvillon kundër Evropës.

Presidenti theksoi se nuk ka arsye për panik.

Sipas tij, Forcat e Mbrojtjes dhe autoritetet finlandeze kanë përmirësuar ndjeshëm masat për t’iu përgjigjur kërcënimeve hibride dhe incidenteve me dronë.

“Duhet të qëndrojmë të qetë dhe t’i shohim lajmet me maturi”, ishte mesazhi i Stubb, duke shtuar se Finlanda është e përgatitur të përballet me situata të tilla.

Paralajmërimet vijnë në një periudhë kur Finlanda dhe vendet e tjera të Evropës Veriore, po forcojnë masat kundër kërcënimeve hibride, përfshirë sabotimin e infrastrukturës kritike dhe përdorimin e dronëve.

Finlanda zhvilloi dje një stërvitje ushtarake në Detin Baltik, për të praktikuar ndërhyrjen ndaj anijeve dhe kërcënimeve të mundshme ndaj infrastrukturës nënujore. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.