Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,641 ▲0.04%
DOW 51,697 ▼0.16%
NASDAQ 26,472 ▲0.2%
NAFTA 95.41 ▼1.87%
ARI 4,422 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $81,210 ▲ +6.07% ETH $2,626 ▲ +7.15% XRP $1.3992 ▲ +8.16% SOL $112.9600 ▲ +12.05%
S&P 500 7,641 ▲0.04 % DOW 51,697 ▼0.16 % NASDAQ 26,472 ▲0.2 % NAFTA 95.41 ▼1.87 % ARI 4,422 ▲0.5 % S&P 500 7,641 ▲0.04 % DOW 51,697 ▼0.16 % NASDAQ 26,472 ▲0.2 % NAFTA 95.41 ▼1.87 % ARI 4,422 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Bota

ATHINË – Vdes Margarita Chant-Papandreu, një figurë e rëndësishme e lëvizjes feministe

ATHINË, 18 shtator /ATSH- ANSA/ – Margarita Chant-Papandreu, aktiviste e njohur për kontributin e saj në forcimin e të drejtave ligjore dhe sociale të grave në Greqi, ka ndërruar jetë në banesën e saj në Athinë, vetëm pak ditë para se të mbushte 103 vjec.

E lindur në Shtetet e Bashkuara, në Oak Park të Illinoisit, më 30 shtator 1923, Chant-Papandreu ishte bashkëshortja e ish-kryeministrit grek Andreas Papandreu.

Djali i tyre, Giorgos Papandreu, shërbeu gjithashtu si kryeministër i Greqisë dhe prresidenti i Republikës së Greqisë,

Konstantinos Tasulas, vlerësoi rolin e saj në reformimin e legjislacionit dhe në përmirësimin e pozitës së grave në shoqërinë greke.

Sipas tij, Chant-Papandreu “mbështeti dhe frymëzoi reformën e së drejtës familjare, ndryshimin në të drejtat sociale dhe politike dhe përmirësimin e pozitës së grave në shoqërinë greke”.

Ajo ishte gjithashtu e angazhuar në luftën kundër kancerit, tuberkulozit dhe poliomielitit.

“E donte thellësisht Greqinë. Ishte bashkëshortja e një kryeministri dhe nëna e një kryeministri, por mbi të gjitha ishte një qytetare e angazhuar”, u shpreh Tasulas.

Chant-Papandreu ishte aktive në lëvizjen feministe dhe drejtoi Bashkimin e Grave të Greqisë.

Ajo kontribuoi në promovimin dhe hartimin e ndryshimeve ligjore që sollën reforma të rëndësishme për gratë, përfshirë heqjen e sistemit të prikës dhe vendosjen e martesës civile në vitin 1982.

Ajo mbështeti gjithashtu reformat që garantuan të drejta të barabarta për gratë dhe burrat në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve pas divorcit.

Pas studimeve të para në gazetari, Chant-Papandreu u njoh me Andreas Papandreun në Universitetin e Minesotës në vitin 1947. Çifti u transferua në Greqi në vitin 1961, ku ajo e shoqëroi nga afër angazhimin politik të bashkëshortit.

Andreas Papandreu u zgjodh kryeministër i Greqisë në vitin 1981, në krye të Partisë Socialiste PASOK, duke luajtur një rol qendror në politikën greke në vitet pas rënies së diktaturës së kolonelëve në vitin 1974.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.