☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,726 ▲0.77%
DOW 51,190 ▲0.52%
NASDAQ 27,193 ▲1.2%
NAFTA 91.42 ▼1.56%
ARI 4,176 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,206 ▼ -0.55% ETH $2,665 ▼ -1.3% XRP $1.4687 ▼ -2.13% SOL $117.9100 ▼ -0.28%
S&P 500 7,726 ▲0.77 % DOW 51,190 ▲0.52 % NASDAQ 27,193 ▲1.2 % NAFTA 91.42 ▼1.56 % ARI 4,176 ▼0.63 % S&P 500 7,726 ▲0.77 % DOW 51,190 ▲0.52 % NASDAQ 27,193 ▲1.2 % NAFTA 91.42 ▼1.56 % ARI 4,176 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE investon 130 milionë euro shtesë në teknologjinë e dronëve

– Komisioni Evropian ka vendosur të shtojë 130 milionë euro në financimin për teknologjitë e dronëve dhe kundër-dronëve, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e mbikëqyrjes dhe sigurisë së kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, sipas “Euronews”.

Financimi shtesë vjen pasi Komisioni kishte parashikuar më herët 250 milionë euro për vendet anëtare, për blerjen e dronëve dhe sistemeve kundër dronëve, integrimin e tyre në sistemet kombëtare të mbikëqyrjes së kufijve dhe përdorimin e teknologjive të reja për përballimin e kërcënimeve hibride.

Sipas Komisionit, fondet prej 250 milionë eurosh mund të mbulojnë deri në 90% të kostove të projekteve.

Rritja e re prej 130 milionë eurosh u vendos pas kërkesës së lartë dhe numrit të madh të propozimeve nga vendet anëtare.

Komisioneri evropian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, tha se dronët janë të rëndësishëm jo vetëm për mbrojtjen e kufijve, por edhe për mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Përveç këtij financimi, BE-ja ka vënë në dispozicion edhe rreth 169,6 milionë euro për pajisje pa ekuipazh për mbikëqyrjen e kufijve, të cilat mund të përdoren nga autoritetet kombëtare dhe nga “Frontex”, agjencia evropiane e kufijve.

Me paketat e ndryshme të financimit, investimet e BE-së në teknologjitë e reja për mbikëqyrjen e kufijve kalojnë 500 milionë euro.

Vendimi është pjesë e një qasjeje më të gjerë të BE-së ndaj kërcënimeve nga dronët.

Në shkurt 2026, Komisioni paraqiti një plan veprimi për përmirësimin e zbulimit, gjurmimit dhe identifikimit të dronëve, si dhe për forcimin e sistemeve kundër tyre. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.