🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.41 ▼1.57%
ARI 4,171 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,280 ▼ -0.39% ETH $2,664 ▼ -1.23% XRP $1.4721 ▼ -1.74% SOL $117.7900 ▼ -0.12%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.41 ▼1.57 % ARI 4,171 ▼0.74 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.41 ▼1.57 % ARI 4,171 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Politika

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Nën masa të forta sigurie në ambientet e një hoteli në ish-bllok Ambasada Amerikane zhvilloi pritjen e mirëseërdhjes të ambasadorit Eric Wendt.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se ishin të ftuar rreth 130 persona, mes tyre edhe Presidenti Republikës, Bajram Begaj.
Të ftuar nuk ishin vetëm politikanë nga të dyja krahët, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar, ministra, drejtues të organëve të drejtësisë, përfshirë nga fusha të tjera bashkë me ata të konsideruar si miq të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Siç edhe e paralajmëroi vetë disa ditë më parë, nuk kishte ftesë për këtë pritje kryetari i PD, Sali Berisha.
Por në pritje u filmuan duke hyrë Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD, me kolegët deputet Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Belind Këlliçi.

Ftesë kishte marrë edhe Taulant Balla kreu i grupit parlamentar socialist, i cili mori pjesë.

Të ftuar ishin edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali bashkë Bledi Çuçin, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen.
Pas tyre mbërriti edhe ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, i cili ishte një nga titullarët e parë që u takua me Wendt, pas mbërritjes në Tiranë disa ditë më parë.

Me kalimin e minutave në takim vijojnë të vijnë figura të njohura të institucioneve publike.
Kanë mbërritur gjithashtu ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe, ai i Drejtësisë, Toni Gogu dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ka të ftuar edhe nga komunitetet fetare, ku para pak minutash ka ardhur Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi.
Pjesë e ceremonisë ishin edhe kryepolici Skender Hita, dhe ish-numri 1 i SPAK, prokurori Altin Dumani, i cili me propozim të Ambasadës Amerikane në Tiranë, u dekorua nga DASH në një ceremoni në USA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.