🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.41 ▼1.57%
ARI 4,171 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,436 ▼ -0.31% ETH $2,669 ▼ -1.1% XRP $1.4761 ▼ -1.61% SOL $118.1000 ▲ +0%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.41 ▼1.57 % ARI 4,171 ▼0.74 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.41 ▼1.57 % ARI 4,171 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Politika

Ish-ambasadori Bimo: Von der Leyen përcolli mesazhe pozitive. Anëtarësimi i Shqipërisë duhet të jetë me të drejta të barabarta

Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shqipëri, duke u ndalur te procesi i integrimit evropian dhe te mënyra se si po paraqitet anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian.

Në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, Bimo solli në vëmendje dallimin mes “vetos” dhe “votës”, duke argumentuar se debati nuk duhet të fokusohet vetëm te e drejta për të bllokuar vendimmarrjen, por edhe te e drejta për të marrë pjesë në të.

Sipas tij, Shqipëria, si vend kandidat, nuk do të ketë të njëjtat të drejta në vendimmarrje si vendet anëtare deri në anëtarësimin e plotë. Duke folur për vizitën e Von der Leyen, Bimo e cilësoi atë si një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë dhe vlerësoi pozitivitetin e mesazheve të përcjella gjatë saj.

“Ka një lojë fjalësh me narrativën që nuk është e rastësishme: “veto” dhe “voto”. Vota dhe veto. Përdoret veto në narrativë, medemek sikur ne do jemi djali planprishës i Bashkimit Evropian, ndërkohë që bëhet fjalë që ti nuk ke të drejtë vote. Është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse ti do jesh në një klub ku ti nuk ke të drejtë të thuash atë që mendon ti në vendimmarrje. Kështu që nuk është thjesht një gjë “veto” dhe “vota””. Megjithatë, unë do thosha që vizita e Presidentes është një ngjarje e shënuar për Shqipërinë. Ne nuk është se përjetojmë çdo ditë vizita të këtij niveli dhe të këtij karakteri. Retorika e saj ishte jashtëzakonisht pozitive, në radhë të parë për qeverinë, po dhe për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Kështu që, në këndvështrimin e marrëdhënieve me publikun, kjo vizitë nuk ka asnjë të sharë, përkundrazi ishte e qepur jashtëzakonisht bukur’, tha ai.

Bimo nënvizon se integrimi i Shqipërisë nuk duhet të shihet vetëm si një proces teknik dhe administrativ, por edhe si një proces politik që lidhet me pjesëmarrjen e plotë në vendimmarrjen e BE-së. Sipas tij, anëtarësimi i plotë nënkupton që Shqipëria të ketë të drejta të barabarta, përfshirë të drejtën e votës në institucionet evropiane.

“Po të shikosh, as Kryeministri dhe as von der Leyen në gjithë diskursin e tyre nuk kanë përdorur asnjëherë fjalën “politikë”. Me këtë dua të them që, nga ana e Bashkimit Evropian, rasti i Shqipërisë, si kushdo vend i tjetër, po mundohen të kanalizohen si thjesht një proces administrativ pa një komponentë politike. Shqipëria do integrohet si një zonë administrative dhe jo si një si politike. Kjo lidhet edhe me të drejtën e votës apo me të drejtën e pjesëmarrjes me të drejta të barabarta. Pra, nuk ka në Bashkimin Evropian një komponentë politike për anëtarësimin e Shqipërisë”, tha Bimo.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.