☁️
Tiranë 21°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,730 ▲0.23%
DOW 52,551 ▲0.11%
NASDAQ 26,571 ▲0.55%
NAFTA 97.40 ▼0.43%
ARI 4,152 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,670 ▲ +2.33% ETH $2,466 ▲ +2.78% XRP $1.3562 ▲ +4.24% SOL $106.7100 ▲ +2.12%
S&P 500 7,730 ▲0.23 % DOW 52,551 ▲0.11 % NASDAQ 26,571 ▲0.55 % NAFTA 97.40 ▼0.43 % ARI 4,152 ▲0.23 % S&P 500 7,730 ▲0.23 % DOW 52,551 ▲0.11 % NASDAQ 26,571 ▲0.55 % NAFTA 97.40 ▼0.43 % ARI 4,152 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE-ja bie dakord për të frenuar rritjen e çmimit të karbonit për industrinë

BRUKSEL, 21 tetor /ATSH-DPA/- Negociatorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të rrisin kufirin e lejeve të emetimit që mbahen në rezervë, me synimin për ta bërë çmimin e ndotjes më të qëndrueshëm dhe më të parashikueshëm për bizneset.

Marrëveshja paraprake u arrit gjatë negociatave mes Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Sipas një njoftimi të publikuar sot, synimi është të garantohet më shumë qëndrueshmëri në tregun e karbonit në afat të gjatë dhe të mbrohet aftësia konkurruese e industrisë evropiane.

Sistemi evropian i tregtimit të emetimeve (ETS) u kërkon bizneseve në sektorë si prodhimi i energjisë elektrike, industria përpunuese dhe aviacioni të blejnë leje për sasinë e gazeve ndotëse që lëshojnë në atmosferë.

Gjatë viteve të fundit, në treg është krijuar një tepricë e madhe lejesh, pasi janë vënë në dispozicion më shumë leje sesa janë përdorur nga kompanitë.

Lejet që mbeten të papërdorura grumbullohen në një rezervë të posaçme, të quajtur Rezerva e Stabilitetit të Tregut (MSR).

Kjo rezervë shërben për të rregulluar sasinë e lejeve në treg, duke mundësuar shtimin e tyre kur është e nevojshme.

Sipas marrëveshjes së re, kufiri mbi të cilin lejet e mbajtura në rezervë bëhen të pavlefshme, do të rritet nga 400 milionë në 700 milionë.

“Ngritja e këtij kufiri do të forcojë qëndrueshmërinë afatgjatë të tregut evropian të karbonit dhe do të krijojë një rezervë më të madhe, për të përballuar luhatjet e ardhshme të tregut, duke parandaluar njëkohësisht tepricën e madhe të lejeve të emetimit”, thuhet në njoftim.

Marrëveshja duhet të miratohet zyrtarisht edhe nga vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian.

Sistemi i vendosjes së një çmimi për emetimet e karbonit, synon t’i nxisë sektorët që konsumojnë shumë energji, të ulin ndotjen që shkaktojnë.

Aktualisht, sistemi përfshin rreth 40% të emetimeve të përgjithshme të Bashkimit Evropian.

Sistemi ETS është vlerësuar për nxitjen e inovacionit dhe zhvillimin e teknologjive më të pastra.

Megjithatë, ai është përballur me kritika për shkak të çmimeve vazhdimisht të larta të energjisë në BE, të cilat janë rritur më tej që nga fillimi i luftës në Iran. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.