Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve në Kosovë, i bashkohet misionit të KFOR-it
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka bërë të ditur se kanë nisur kontingjentin e parë të helikopterëve nga Shqipëria për t’iu bashkuar misionit të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë.
Nufi në një postim nga baza ajrore në Farkë tha se pjesëmarrja e 13 efektivëve tanë të Forcave të Armatosura është dëshmi e profesionalizmit të ushtarakëve shqiptarë dhe të përgjegjësive që vendi ynë përmbush si aleat i përkushtuar i NATO-s.
“Përcollëm me krenari kontingjentin e parë të helikopterëve nga Shqipëria për t’iu bashkuar misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë.
Pjesëmarrja e 13 efektivëve tanë të Forcave të Armatosura është dëshmi e profesionalizmit të ushtarakëve shqiptarë dhe të përgjegjësive që vendi ynë përmbush si aleat i përkushtuar i NATO-s.
Për Shqipërinë, ky mision ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për lidhjen vëllazërore dhe historike me Kosovën, por edhe sepse siguria dhe stabiliteti i Kosovës lidhen drejtpërdrejt me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë”, thuhet në postim. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.