🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 21 Tetor 2026
S&P 500 7,725 ▲0.17%
DOW 52,489 ▼0.01%
NASDAQ 26,584 ▲0.6%
NAFTA 97.91 ▲0.09%
ARI 4,148 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,190 ▲ +1.36% ETH $2,481 ▲ +0.82% XRP $1.3722 ▲ +2.69% SOL $107.2800 ▼ -0.25%
S&P 500 7,725 ▲0.17 % DOW 52,489 ▼0.01 % NASDAQ 26,584 ▲0.6 % NAFTA 97.91 ▲0.09 % ARI 4,148 ▲0.12 % S&P 500 7,725 ▲0.17 % DOW 52,489 ▼0.01 % NASDAQ 26,584 ▲0.6 % NAFTA 97.91 ▲0.09 % ARI 4,148 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kosova

Islami: Gjuriqi tentoi të mbrojë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë

Analisti i sigurisë, Avni Islami tha se të martën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq u përpoq të mbante një qëndrim mbrojtës ndaj sulmit të armatosur në Banjskë

Islami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Gjuriqi fliste vazhdimisht për një “sulm të izoluar” dhe pretendonte se institucionet shtetërore të Serbisë.

“Dje, gjatë mbledhjes së mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, u përpoq të mbante një qëndrim mbrojtës ndaj sulmit të armatosur në Banjskë. Ai fliste në vazhdimësi për një ‘sulm të izoluar’ dhe pretendonte se institucionet shtetërore të Serbisë siq janë ; ushtria, policia dhe BIA nuk kanë pasur asnjë lidhje apo përfshirje të organizuar në këtë ngjarje”, ka shkruar ai.

Sipas tij, të gjitha provat dhe faktet dëshmojnë të kundërtën.

“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar armatim i prodhuar në fabrikat ushtarake serbe, i cili nuk mund të dalë jashtë depove zyrtare pa lejen e organeve përgjegjëse shtetërore. Përderisa Kosova, Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja e kanë klasifikuar zyrtarisht rastin e Banjskës si sulm terrorist, Gjuriq tentoi ta minimizojë atë duke e quajtur ‘konflikt të armatosur lokal’, me qëllim që të mbrojë shtetin serb dhe Milan Radoiçiqin. Po ia rikujtoi Gjuriqit se si sulmi në Banjskë, ashtu edhe ai në kanalin e Ibër-Lepencit, i plotësojnë të gjitha kushtet për t’u kualifikue si akte terroriste, pas të cilave qëndron shteti serb me të gjithë mekanizmat e tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.