☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.34 ▼0.59%
ARI 4,039 ▼1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,959 ▼ -1.19% ETH $2,062 ▼ -3.05% XRP $1.0624 ▼ -2.52% SOL $83.4500 ▼ -3.5%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.34 ▼0.59 % ARI 4,039 ▼1.83 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.34 ▼0.59 % ARI 4,039 ▼1.83 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE-ja paralajmëron reagim të përbashkët pas sulmeve kibernetike në Francë

– Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndërmarrë një reagim të shpejtë dhe të përbashkët, pas sulmeve kibernetike që goditën sistemet e ftohjes në qindra supermarkete në Francë, njoftoi sot Komisioni Evropian, sipas “Reuters”.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Anouar El Anouni, deklaroi gjatë një konference për shtyp në Bruksel se BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Francën dhe është e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet në dispozicion për t’iu përgjigjur sulmeve.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të japë një përgjigje të shpejtë dhe të bashkuar”, deklaroi El Anouni.

Reagimi i Brukselit vjen pasi Franca i atribuoi Iranit përgjegjësinë për sulmet kibernetike, të cilat ndërhynë në funksionimin e sistemeve të ftohjes në rreth 700 pika supermarketesh, duke shkaktuar probleme në ruajtjen e produkteve ushqimore.

Zëdhënësi konfirmoi se BE-ja e ka marrë në konsideratë vlerësimin e autoriteteve franceze dhe se çështja pritet të diskutohet në takimin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, javën e ardhshme.

Ai theksoi se reagimi evropian mund të përfshijë edhe masa ndëshkuese ndaj personave ose subjekteve përgjegjëse për sulmet.

“Ne po punojmë për sanksione të tjera në fushën e sigurisë kibernetike”, shtoi zëdhënësi.

Komisioni Evropian rikujtoi se në mars të këtij viti, BE-ja kishte vendosur masa kufizuese ndaj një subjekti iranian, të akuzuar për sulme kibernetike ndaj disa vendeve anëtare, veçanërisht Suedisë dhe Francës.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, deklaroi se Parisi po shqyrton të gjitha mundësitë e reagimit, përfshirë masa përtej veprimeve diplomatike dhe sanksioneve evropiane.

Franca thirri ambasadorin iranian për t’i kërkuar shpjegime dhe për të kundërshtuar atë që e cilëson, si përfshirje të një njësie të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në sulmet kibernetike.

Sipas autoriteteve franceze, sulmi ndodhi gjatë natës së 11 tetorit dhe preku rreth 700 pika supermarketesh.

Hakerët ndërhynë në sistemet e kontrollit të temperaturës së frigoriferëve, duke shkaktuar dëme në ruajtjen e produkteve të freskëta dhe të ngrira.

Prokuroria në Paris ka nisur një hetim ndaj drejtuesit të grupit iranian “Shahid Kaveh”, një njësi e lidhur me Qendrën Elektronike dhe Kibernetike të Gardës Revolucionare Islamike, si dhe ndaj dy zëvendësve të tij dhe personave të tjerë të paidentifikuar.

Autoritetet franceze kanë kërkuar gjithashtu lëshimin e urdhërarresteve ndërkombëtare në kuadër të hetimit.

Teherani ka hedhur poshtë akuzat e Francës, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe armiqësore.

Ngjarja vjen në një kohë kur disa vende evropiane kanë raportuar probleme të ngjashme në sistemet e ftohjes së supermarketeve, duke nxitur shqetësime për sigurinë kibernetike të infrastrukturës ushqimore dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve të BE-së. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.