☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,626 ▲ +0.67% ETH $2,255 ▲ +0.42% XRP $1.2534 ▲ +0.05% SOL $95.9000 ▲ +0.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE konfirmon gjobën prej 4,1 miliardë euro ndaj “Google” për shkelje të konkurrencës

LUKSEMBURG, 2 korrik /ATSH-DPA/- Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, instanca më e lartë gjyqësore e bllokut, ka konfirmuar gjobën antitrust prej 4,125 miliardë eurosh ndaj kompanisë “Google”, për shkelje të konkurrencës të sistemit operativ “Android”.

Gjyqtarët në Luksemburg rrëzuan sot ankesën e gjigantit amerikan, duke i dhënë fund një procesi të gjatë ligjor.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi të lërë në fuqi dënimin, duke konfirmuar që praktikat e “Google” kanë kufizuar konkurrencën në treg.

Komisioni Evropian, si autoriteti i konkurrencës në BE, kishte vendosur fillimisht, gjobën rekord në vitin 2018, pasi konstatoi se “Google” kishte forcuar në mënyrë të paligjshme dominimin e saj, duke detyruar prodhuesit e telefonave të instalonin “Google Search” së bashku me aplikacione të tjera të kompanisë, si dhe duke paguar për vendosjen e motorit të kërkimit, si opsion i paracaktuar.

Sipas Komisionit, këto praktika kanë penguar zhvillimin e aplikacioneve konkurruese dhe kanë forcuar barrierat e hyrjes në treg.

Më herët, Gjykata e Përgjithshme e BE-së e ulli gjobën nga 4,34 miliardë euro në 4,125 miliardë euro, vendim që më pas u apelua nga “Google”, duke çuar çështjen në Gjykatën e Drejtësisë.

Ky vendim shënon përfundimin e një prej betejave më të gjata ligjore mes Brukselit dhe “Google” për dominimin në tregun e shërbimeve digjitale.

Në vitin 2021, “Google” humbi gjithashtu një tjetër çështje “antitrust” lidhur me promovimin e shërbimeve të veta të blerjeve, për të cilën u gjobit me 2,4 miliardë euro. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.