☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.64 ▲0.13%
ARI 4,075 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▼ -5.17% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1942 ▼ -9.37% SOL $90.0400 ▼ -6.72%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE nuk arrin marrëveshje për heqjen e sanksioneve ndaj dy oligarkëve rusë

BRUKSEL, 22 shtator /ATSH-DPA/- Vendet e Bashkimit Evropian nuk arritën dje një marrëveshje për heqjen e sanksioneve ndaj dy biznesmenëve të pasur rusë, Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman.

Për vendimin kërkohet miratimi i të gjitha 27 vendeve të BE-së, por kjo nuk u arrit.

Ambasadorët e vendeve anëtare do të zhvillojnë një tjetër takim sot për të diskutuar çështjen.

BE-ja duhet të vendosë gjithashtu, për zgjatjen e sanksioneve ndaj rreth 3 000 personave, organizatave dhe kompanive të lidhura me mbështetjen ose përfitimin nga politikat e Kremlinit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë.

Nëse nuk rinovohen, afati i këtyre masave përfundon në orët e para të së mërkurës.

Sanksionet ndaj Usmanov dhe Fridman u vendosën pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Ato përfshijnë ndalimin e udhëtimit në BE dhe ngrirjen e pasurive.

Sipas dokumenteve të BE-së, Usmanov është përshkruar si një oligark me lidhje veçanërisht të afërta me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa Fridman është cilësuar si një financier i rëndësishëm rus me lidhje me rrethin e Putinit.

Sipas informacioneve, Franca dhe Sllovakia kanë mbështetur heqjen e sanksioneve ndaj Usmanov, ndërsa Luksemburgu ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Fridman.

Sllovakia thuhet se ka kërcënuar se do të bllokojë zgjatjen e të gjitha sanksioneve nëse Usmanov nuk hiqet nga lista.

Usmanov, 73 vjeç, ka humbur së fundmi një proces gjyqësor kundër sanksioneve në Gjykatën e Përgjithshme të BE-së, ndërsa Fridman ka fituar disa beteja ligjore kundër sanksioneve.

Mosmarrëveshjet për sanksionet ndaj Rusisë kanë qenë të shpeshta brenda BE-së. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.