☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.61 ▲0.1%
ARI 4,078 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,159 ▼ -5.19% ETH $2,240 ▼ -7.35% XRP $1.1989 ▼ -9% SOL $90.0900 ▼ -6.8%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.61 ▲0.1 % ARI 4,078 ▼0.86 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.61 ▲0.1 % ARI 4,078 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi

Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD-së, Alesia Balliu, u shpreh në ABC News se Sali Berisha nuk përfaqëson më opozitën, por mban peng pluralizmin dhe rininë për interesat e tij personale dhe të familjes së tij.

Ajo theksoi se revolta e vërtetë qytetare i përket studentëve dhe sheshit, të cilët refuzojnë një figurë të konsumuar.

Balliu deklaroi se Berisha ka humbur çdo të drejtë morale për të pretenduar fitore përballë qeverisë, duke kujtuar se pas 13 vitesh dështime të njëpasnjëshme, rruga e vetme për rrotacion është hapja e garës dhe mbështetja e alternativave të reja.

“Berisha nuk pranon bashkimin e opozitës, por kërkon nënshtrimin e saj për mbijetesën e tij politike. Një lider i cili nuk mban përgjegjësi për humbjet e tij, si mund të mbajë përgjegjësi për popullin shqiptar? Është një lider i cili kërkon të mbajë opozitën për të mbijetuar politikisht dhe për t’i shpëtuar përgjegjësive që ka si një i pandehur në SPAK dhe në institucionet e drejtësisë. Sali Berisha ka qenë kryeministër, ka qenë president, kryetar opozite, ka mbi tre dekada në politikë. Në vend që t’i lërë vendin brezit të ri të sfidojë pushtetin, do vetëm të nënshtrojë palët dhe të bëhet patericë e pushtetit, sepse Sali Berisha nuk fiton dot.

Një person që është simbol i korrupsionit shqiptar nuk ka fuqinë morale të sfidojë Ramën apo Partinë Socialiste, sepse përballë këtij pushteti ka treguar vetëm një gjë: që është i dështuar në 13 vite. Opozitën e vërtetë sot e përfaqësojnë protestuesit dhe studentët në shesh. Ne na është privuar demokracia prej një njeriu që është i damkosur me korrupsion nga Londra e Shtetet e Bashkuara dhe i pandehur në SPAK. Nuk mund të jetë alternativë një figurë që kërkon institucione të pavarura, por njëkohësisht sulmon SPAK-un dhe drejtësinë sa herë përballet me ligjin”, tha Balliu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.