🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.08 ▲2.47%
ARI 3,604 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,354 ▲ +0.95% ETH $1,690 ▲ +0.87% XRP $0.9469 ▲ +2.87% SOL $70.5400 ▲ +1.73%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.08 ▲2.47 % ARI 3,604 ▲0.36 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.08 ▲2.47 % ARI 3,604 ▲0.36 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Costa: Përparimi i Malit të Zi dhe Shqipërisë, dëshmi se anëtarësimi në BE është mundësi reale

– Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, rikonfirmoi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar se zgjerimi është një mundësi reale për vendet që angazhohen në zbatimin e reformave.

Në konferencën për shtyp pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor, të zhvilluar sot në Bruksel, Costa u bëri thirrje vendeve të rajonit të vijojnë reformat dhe të ruajnë ritmin e përparimit drejt anëtarësimit në BE.

“Mesazhi im për të gjithë partnerët ishte i qartë: ruani ritmin dhe realizoni reformat që do t’ju çojnë drejt Bashkimit Evropian. Zgjerimi është një mundësi reale dhe duhet shfrytëzuar”, deklaroi Costa.

Ai theksoi se Samiti rikonfirmoi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa situata e ndërlikuar gjeopolitike e bën edhe më të domosdoshëm forcimin e marrëdhënieve dhe afrimin mes Bashkimit Evropian dhe rajonit.

Sipas Costa-s, ky ishte samiti i dytë BE–Ballkani Perëndimor gjatë këtij viti, ndërsa shpeshtësia e takimeve pasqyron intensitetin e angazhimit politik të Bashkimit Evropian me vendet e rajonit.

Gjatë takimit, liderët shqyrtuan përparimin e arritur që nga samiti i mëparshëm në Tivat dhe diskutuan mënyrat për të çuar në një nivel të ri, integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Costa theksoi se qytetarët e rajonit po ndiejnë tashmë përfitimet e kësaj qasjeje dhe se BE-ja po shqyrton mundësitë, për ta avancuar edhe më tej këtë proces.

Presidenti i Këshillit Evropian vlerësoi veçanërisht përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke i cilësuar këto dy vende si dëshmi se anëtarësimi në BE nuk është një iluzion, por një mundësi konkrete për shtetet që angazhohen në përmbushjen e kushteve.

“Përparimi i bërë nga Mali i Zi dhe Shqipëria dëshmon se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është një iluzion, por një mundësi reale për ata që angazhohen”, u shpreh Costa.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij viti ka nisur hartimi i Traktatit të Anëtarësimit për Malin e Zi, një hap që nuk ishte ndërmarrë prej më shumë se 10 vitesh. Ndërsa Shqipëria ka nisur gjithashtu mbylljen e kapitujve të negociatave.

Sipas tij, edhe partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor mund të shënojnë përparim në rrugën e tyre drejt anëtarësimit, nëse angazhohen për të përmbushur detyrimet dhe reformat e nevojshme.

Costa nënvizoi se rruga drejt Bashkimit Evropian, nuk lidhet vetëm me realizimin e reformave, por kërkon gjithashtu bashkëpunim rajonal, pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, të cilat janë kushte thelbësore për anëtarësimin.

Ai shprehu pritshmërinë për përparim të mëtejshëm në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe mes vendeve të rajonit, duke theksuar nevojën për të kapërcyer sfidat dhe mosmarrëveshjet e trashëguara nga e kaluara.

“Është koha të shohim përpara dhe jo pas. Vetëm kështu partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor mund të shënojnë përparim të vërtetë dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre si anëtarë të ardhshëm të një Evrope të qëndrueshme, të begatë dhe të bashkuar”, deklaroi ai.

Presidenti i Këshillit Evropian kujtoi se vetë Bashkimi Evropian, është dëshmi e kësaj qasjeje, pasi u ndërtua mbi pajtimin dhe paqen, ndërsa zgjerimi ka qenë thelbësor për avancimin e këtyre synimeve.

Në përfundim, Costa siguroi vendet e Ballkanit Perëndimor se mund të mbështeten te Bashkimi Evropian, të cilin e cilësoi si partnerin e tyre më të qëndrueshëm.

“Bashkimi Evropian është partneri juaj më i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë”, përfundoi Costa. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.