Bota
BRUKSEL – Der Leyen: Shtyrje e mundshme e mbylljes së kufijve përtej Pashkëve
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi sot për radion franceze ”Europe 1”, se po zhvilloheshin bisedime ndërmjet shteteve anëtare të Bashkimit Europian për një shtyrje të mundshme të mbylljes së kufijve përtej Pashkëve, si kundërpërgjigje ndaj krizës së koronavirusit.
“Ne jemi në konsultim me vendet anëtare se si të vazhdohet përtej Pashkëve”, i tha ajo në frëngjisht radios ”Europe 1”.
Von Der Leyen përsëriti gjithashtu se buxheti i ardhshëm i BE-së duhet të marrë formën e një “Plani Marshall” për të nxitur rimëkëmbjen e Evropës nga shpërthimi i koronavirusit.
”Mendoj se Europa do të dalë më e fortë nga kjo krizë”, theksoi Der Leyen