BRUKSEL – Gaza e shkatërruar nga lufta merr premtimin për 900 milionë euro nga donatorët
BRUKSEL, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Një konferencë donatorësh e mbështetur nga BE-ja ka mbledhur pothuajse 900 milionë euro për rindërtimin e Rripit të Gazës, njoftoi të hënën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një takim të 65 vendeve dhe organizatave mbështetëse në Bruksel.
Iniciativa ”Ekipi i Gazës” (Team Gaza Initiative) synon të përshpejtojë dhe koordinojë përpjekjet për të rindërtuar rripin bregdetar, pjesë të mëdha të të cilit u shkatërruan nga lufta me Izraelin.
Financimi synon të ndihmojë në sigurimin e popullsisë civile me objekte bazë të ujit dhe kanalizimeve, pastrimin dhe asgjësimin e rrënojave dhe mbeturinave, si dhe rivendosjen e sistemeve shëndetësore, të energjisë, bujqësore dhe ushqimore.
Sipas burimeve të BE-së, kryeministri palestinez Mohammad Mustafa dhe, për herë të parë, Ali Shaath, kreu i administratës së përkohshme në Gaza, gjithashtu morën pjesë në konferencë.
Nikolay Mladenov u ftua të përfaqësonte Bordin e Paqes, i cili u krijua nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, theksoi se mbështetja e bllokut është e kushtëzuar nga reformat e Autoritetit Palestinez.
Sipas shifrave të veta, BE-ja ka ofruar pothuajse 30 miliardë euro ndihmë për palestinezët që nga viti 1994./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.