☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,008 ▲ +0.58% ETH $2,269 ▲ +0.76% XRP $1.2522 ▲ +0.33% SOL $95.0600 ▼ -0.76%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Pasiguria për raketat Patriot, NATO shqetësohet për vonesat amerikane ndaj Ukrainës

– Aleatët e NATO-s po shprehin gjithnjë e më shumë shqetësim se Ukraina nuk do të marrë raketat amerikane “Patriot”, për të cilat ka nevojë urgjente, përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, sipas Euronews.

Dyshimet janë shtuar se presidenti amerikan Donald Trump po e përdor ndihmën ushtarake si mjet presioni ndaj Kievit për ta shtyrë drejt një marrëveshjeje paqeje që mund të përfshijë lëshime territoriale.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se vendi i tij është ende në pritje të miratimit amerikan për dërgimin e raketave të tjera interceptuese.

Ndërkohë, burime të NATO-s e kanë cilësuar situatën si të paparashikueshme, në një kohë kur mbrojtja ajrore ukrainase po përballet me vështirësi për të përballuar sulmet intensive ruse.

Sipas Zelenskyt, Rusia ka lëshuar më shumë se 100 raketa balistike drejt Kievit dhe rajonit përreth gjatë dy javëve të fundit.

SHBA-ja prodhon rreth 60-65 raketa interceptuese “Patriot” në muaj, një sasi e pamjaftueshme për të përmbushur kërkesat e Ukrainës dhe të aleatëve të tjerë amerikanë.

Rezervat janë vënë nën presion të mëtejshëm për shkak të përdorimit të këtyre armëve në luftën kundër Iranit.

Në të njëjtën kohë, presidenti Trump i ka kërkuar Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, duke argumentuar se ato ndikojnë në rritjen e çmimeve globale të energjisë.

Sipas ish-ambasadorit amerikan në NATO, Kurt Volker, presidenti dëshiron të tregojë përpara zgjedhjeve se po ndërmerr hapa për të ulur kostot e karburanteve për qytetarët amerikanë.

Shqetësimi evropian lidhet edhe me mundësinë që Uashingtoni të ushtrojë presion mbi Kievin për të pranuar një marrëveshje me Moskën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka kërkuar vendeve anëtare të dërgojnë sistemet e tyre Patriot në Ukrainë, por Greqia dhe Spanja, që disponojnë rezerva të konsiderueshme të raketave PAC-2, ende nuk i janë përgjigjur kësaj kërkese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.