☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 80.24 ▲0.09%
ARI 3,636 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,282 ▼ -1.86% ETH $1,699 ▼ -1.45% XRP $0.9317 ▼ -0.99% SOL $70.6800 ▼ -2.6%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 80.24 ▲0.09 % ARI 3,636 ▼0.41 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 80.24 ▲0.09 % ARI 3,636 ▼0.41 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL- Komisioni Evropian propozon një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

BRUKSEL, 24 nëntor /ATSH/ – Komisioni Evropian ka propozuar një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, me synimin për të dobësuar kapacitetet e saj financiare dhe ushtarake dhe për të ushtruar presion ndaj Moskës që të bëjë lëshime në tryezën e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë, sipas Euronews.

Paketa e re synon të kufizojë më tej burimet që Rusia përdor për të financuar luftën, duke përfshirë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë dhe rrjetet që ndihmojnë në anashkalimin e kufizimeve të vendosura më parë nga Bashkimi Europian.

Sipas propozimit, masat kryesore përfshijnë heqjen e rreth 60 bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT, kufizime të reja ndaj platformave të kriptomonedhave dhe rrjeteve financiare që përdoren për të shmangur sanksionet. Gjithashtu, në listën e kufizimeve pritet të përfshihen më shumë se 70 anije të tjera të të ashtuquajturës “flotë fantazmë”, që Rusia përdor për të transportuar naftë dhe për të anashkaluar kufizimet ndërkombëtare.

Paketa parashikon gjithashtu ndalimin e ofrimit nga kompanitë europiane të shërbimeve për ndërtimin, funksionimin dhe riparimin e infrastrukturës energjetike ruse, veçanërisht rafinerive të naftës. Një tjetër masë synon të kufizojë hyrjen në Bashkimin Europian të shtetasve rusë që kanë marrë pjesë në luftimet kundër Ukrainës.

Për herë të parë, Komisioni Evropian propozon edhe kufizime në sport dhe kulturë. Ekipet dhe sportistët rusë nuk do të lejohen të garojnë nën flamurin rus në veprimtaritë sportive në vendet e BE-së, ndërsa synohet të ndalohet përdorimi i simboleve zyrtare ruse në këto aktivitete.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se presioni ndaj Moskës do të vazhdojë deri në momentin kur Rusia të tregojë vullnet të vërtetë për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë.

Nëse miratohet nga të gjitha 27 vendet anëtare, kjo do të jetë paketa e 22-të e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Propozimi pritet të diskutohet nga shtetet anëtare, të cilat duhet të japin miratimin unanim për hyrjen e tij në fuqi./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.