☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 80.32 ▲0.19%
ARI 3,622 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,314 ▼ -1.58% ETH $1,698 ▼ -1.3% XRP $0.9301 ▼ -0.98% SOL $70.5700 ▼ -2.45%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 80.32 ▲0.19 % ARI 3,622 ▼0.81 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 80.32 ▲0.19 % ARI 3,622 ▼0.81 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Kronika

“ZOT” – Një gjyq mbi jetën, lirinë dhe dinjitetin njerëzor! Një bashkëpunim teatror Shqipëri-Kosovë

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në bashkëpunim me Teatrin e Gjilanit, sjell në skenë shfaqjen “ZOT”, bazuar në veprën “GOTT” të dramaturgut dhe shkrimtarit gjerman Ferdinand von Schirach, me regji të Norbert Jacek Rakowski.

Ky bashkëpunim artistik mes dy institucioneve teatrore është pjesë e Axhendës së Javës së Përbashkët Kulturore Shqipëri-Kosovë, duke e kthyer teatrin në një hapësirë të rëndësishme bashkëpunimi, shkëmbimi artistik dhe dialogu kulturor mes dy vendeve.

Pas prezantimit në Tiranë, shfaqja do të vijojë rrugëtimin e saj drejt Kosovës, ku do të prezantohet në Teatrin e Gjilanit, në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor, duke sjellë edhe për publikun kosovar një debat me rëndësi universale.

A ka njeriu të drejtën të vendosë vetë për fundin e jetës së tij? Ku përfundon liria individuale dhe ku fillon përgjegjësia e shoqërisë? Kush ka të drejtën të vendosë mbi trupin, dinjitetin dhe ekzistencën tonë?

“ZOT” trajton një nga dilemat më të ndërlikuara etike dhe filozofike të kohës sonë: të drejtën e individit për të zgjedhur fundin e jetës së tij. Përmes një procesi gjyqësor të pazakontë, vepra vendos përballë njëra-tjetrës argumente juridike, morale, fetare dhe mjekësore, duke vënë në diskutim kufijtë e lirisë individuale dhe të ndërhyrjes së shtetit.

Në konceptin regjisorial të Norbert Jacek Rakowski, shfaqja largohet nga format tradicionale të realizmit dhe ndërtohet si një instalacion performativ, ku skena shndërrohet në një hapësirë gjykimi. Publiku nuk mbetet thjesht spektator, por ftohet të bëhet pjesë aktive e procesit, duke dëgjuar, gjykuar dhe mbajtur një qëndrim përballë dilemave që ngre vepra.

“ZOT” nuk synon të japë përgjigje të gatshme, por të nxisë reflektim dhe debat mbi një pyetje thelbësore: A është vendimi për jetën dhe vdekjen një e drejtë që i përket vetëm individit?

Ekipi artistik:

Autor: Ferdinand von Schirach

Regjisor: Norbert Jacek Rakowski

As/regjisore: Adriana Tolka

Skenografe: Maria Bogna Jankowska

Kostumografe: Sofi Kara

Dizajn i dritave: Burim Baftiu

Përkthyese: Anna Kove

Interpretojnë: Viktor Zhusti, Romir Zalla, Aurita Agushi, Era Caushi, Kushtrim Qerimi, Pjerin Vlashi, Xhoana Karaj dhe Adriana Tolka.

Bashkëpunimi mes Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Teatrit të Gjilanit dëshmon rëndësinë e partneriteteve ndërinstitucionale në zhvillimin e teatrit bashkëkohor, qarkullimin e produksioneve artistike dhe krijimin e urave të qëndrueshme të komunikimit kulturor Shqipëri-Kosovë.

Përmes këtij projekti, dy institucionet sjellin së bashku artistë, përvoja dhe qasje të ndryshme krijuese, duke e shndërruar skenën në një hapësirë të përbashkët dialogu, shkëmbimi dhe bashkëpunimi kulturor.

“ZOT”- Një shfaqje që nuk kërkon vetëm të shihet, por edhe të gjykohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.