BRUKSEL – NATO pritet të miratojë ndihmën ushtarake me vlerë miliarda euro për Ukrainën
BRUKSEL, 3 korrik /ATSH-DPA/- Aleatët e NATO-s pritet të miratojnë një paketë të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën, me vlerë miliarda euro, në samitin që do të mbahet në Ankara.
Sipas burimeve diplomatike, ambasadorët e 32 vendeve anëtare të NATO-s kanë rënë dakord paraprakisht, për këtë plan në një takim në Bruksel.
Sipas propozimit, vendet e NATO-s do të ofrojnë një mbështetje vjetore për Ukrainën, me vlerë rreth 70 miliardë euro për dy vite, që në total arrin në 140 miliardë euro.
Këto fonde do të përdoren për pajisje ushtarake, trajnime dhe mbështetje për forcat e armatosura ukrainase.
Një pjesë e paketës, rreth 60 miliardë euro, pritet të vijë në formë huaje nga Bashkimi Evropian, për të mbështetur ushtrinë e Ukrainës në vitet 2026 dhe 2027.
Pjesa tjetër e fondeve do të mbulohet nga vetë vendet anëtare të NATO-s, kryesisht nga buxhetet e tyre kombëtare.
Vendimi përfundimtar, pritet të merret zyrtarisht nga liderët e NATO-s, gjatë samitit në Ankara, që mbahet javën e ardhshme.
Ky plan, shihet si një nga angazhimet më të mëdha financiare të aleancës, që nga fillimi i luftës në Ukrainë. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.