Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 81.84 ▲0.73%
ARI 4,387 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $63,214 ▼ -1% ETH $1,879 ▼ -0.88% XRP $1.0081 ▼ -0.49% SOL $75.6600 ▼ -1.1%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.84 ▲0.73 % ARI 4,387 ▼0.75 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.84 ▲0.73 % ARI 4,387 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Rutte: Raketat amerikane në Gjermani forcojnë mbrojtjen e NATO-s, nuk synojnë përshkallëzim me Rusinë

BRUKSEL, 17 korrik /ATSH-DPA/- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se vendimi i Gjermanisë për të blerë raketa amerikane “Tomahawk”, nuk përbën rrezik për një përshkallëzim të tensioneve me Rusinë.

“Ne jemi një aleancë mbrojtëse. Kjo do të thotë se nuk do të sulmojmë askënd, por duhet të jemi në gjendje të mbrohemi”, tha Rutte.

Sipas tij, dislokimi i raketave “Tomahawk” në Gjermani, synon të forcojë parandalimin ushtarak të NATO-s, të tregojë se aleanca ka aftësi të mjaftueshme për t’u mbrojtur dhe për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi të mundshëm.

Raketat “Tomahawk” janë raketa me precizion të lartë, që mund të godasin objektiva në distanca shumë të mëdha.

Ato mund të përdoren kundër pikave strategjike ushtarake, si qendrat e komandës, bazat ajrore dhe vendet ku dislokohen raketa të tjera.

Gjermania njoftoi planin për blerjen e këtyre raketave, pas samitit të fundit të NATO-s në Ankara.

Kancelari Friedrich Merz siguroi më herët mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump për miratimin e shitjes së raketave “Tomahawk” dhe sistemeve “Typhon”.

Sistemi “Typhon” është një platformë tokësore që mundëson lëshimin e raketave “Tomahawk”.

Sipas ushtrisë gjermane, këto raketa kanë një rreze veprimi prej rreth 2,500 kilometrash, duke tejkaluar ndjeshëm raketat gjermane “Taurus”, të cilat kanë një rreze veprimi rreth 500 kilometra.

Rutte e cilësoi vendimin e Gjermanisë si “lajm të shkëlqyer”, duke thënë se raketat do t’i japin NATO-s “një garanci më të madhe sigurie” dhe do të forcojnë kapacitetin e përbashkët të mbrojtjes.

Ai theksoi se qëllimi i këtyre armëve, nuk është sulmi ndaj Rusisë, por parandalimi i një agresioni të mundshëm, duke e bërë një kundërshtar të mendojë për pasojat, përpara se të ndërmarrë një veprim ushtarak.

Sipas NATO-s, raketat “Tomahawk” do të jenë pjesë e përpjekjeve për të rritur aftësinë mbrojtëse të aleancës, në një periudhë kur tensionet me Rusinë mbeten të larta për shkak të luftës në Ukrainë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.