☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.56 ▼4.38%
ARI 3,906 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,692 ▼ -0.41% ETH $2,282 ▲ +0.65% XRP $1.2492 ▼ -0.2% SOL $93.8600 ▼ -1.23%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.56 ▼4.38 % ARI 3,906 ▲0.19 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.56 ▼4.38 % ARI 3,906 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

IZRAEL – Ushtria izraelite tërhiqet nga Hebroni pas më shumë se një jave operacionesh ushtarake

RAMALLAH, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite po tërhiqet nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor, më shumë se një javë pas nisjes së operacionit ushtarak, njoftoi sot guvernatori i qytetit, Khaled Dudin.

Ai deklaroi se forcat palestineze të sigurisë kanë marrë përsëri kontrollin e plotë të zonës dhe se rreth 3 300 banorë, të larguar nga shtëpitë gjatë operacionit, mund të kthehen.

Megjithatë, sipas guvernatorit, një pjesë e madhe e banesave është shkatërruar. Autoritetet kanë paralajmëruar marrjen e masave të menjëhershme për rindërtimin e tyre.

Operacioni ushtarak izraelit nisi pasi dy palestinezë nga Hebroni vranë dy ushtarë izraelitë dhe plagosën tre të tjerë. Dy personat e dyshuar për sulmin u vranë gjithashtu.

Ushtria izraelite e cilësoi ndërhyrjen si operacion kundër terrorizmit.

Gjatë ditëve të fundit, sipas saj, u arrestuan disa persona të dyshuar dhe u sekuestruan armë.

Ushtarët kontrolluan gjithashtu qindra banesa, ndërsa qyteti u izolua nga pjesa tjetër e zonës.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) raportoi se më shumë se 3 000 persona u detyruan të largoheshin nga banesat e tyre dhe se gjatë operacionit u shkatërruan shtëpi dhe dyqane. Shumica e të zhvendosurve gjetën strehim te të afërmit.

Sipas OKB-së, disa ushtarë izraelitë përdorën gjithashtu ndërtesa banimi si pika ushtarake. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.