🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,806 ▼0.01%
DOW 51,681 ▼0.33%
NASDAQ 27,215 ▼0.11%
NAFTA 94.19 ▲0.48%
ARI 4,173 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,195 ▲ +0.88% ETH $2,507 ▼ -0.21% XRP $1.3683 ▲ +0.74% SOL $107.7000 ▲ +0.06%
S&P 500 7,806 ▼0.01 % DOW 51,681 ▼0.33 % NASDAQ 27,215 ▼0.11 % NAFTA 94.19 ▲0.48 % ARI 4,173 ▼0.42 % S&P 500 7,806 ▼0.01 % DOW 51,681 ▼0.33 % NASDAQ 27,215 ▼0.11 % NAFTA 94.19 ▲0.48 % ARI 4,173 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Von der Leyen dënon sulmet me dronë ndaj dy anijeve tregtare pranë Bullgarisë

– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi sot sulmet me dronë ndaj dy anijeve tregtare në Detin e Zi, pranë bregdetit të Bullgarisë, duke paralajmëruar se këto incidente rrezikojnë jetën e ekuipazheve dhe sigurinë në rajon, sipas AP.

“Deti i Zi është bërë një tjetër front i përshkallëzimit të luftës së Rusisë në Ukrainë. Kjo është e papranueshme. I dënoj fuqimisht sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare pranë bregdetit bullgar. Ato vënë në rrezik të madh jetën e anëtarëve të ekuipazheve dhe kërcënojnë sigurinë në Detin e Zi”, tha Von der Leyen.

“Ne qëndrojmë në krah të Bullgarisë dhe falënderojmë ekipet e shpëtimit për reagimin e shpejtë. Përgjegjësit duhet të japin llogari”, shtoi ajo.

Sulmet ndodhën gjatë natës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas autoriteteve bullgare, njëra prej anijeve u godit nga tre dronë, ndërsa një anije e dytë u godit pak më vonë dhe u mbyt.

Anija tregtare “Chelsea 3”, e regjistruar me flamurin e Maltës dhe në pronësi ukrainase, u godit nga tre dronë ajrorë.

Të 15 anëtarët e ekuipazhit, shtatë shtetas ukrainas dhe tetë shtetas azerbajxhanas, u evakuuan dhe u dërguan në portin e Varnës. Pesë prej tyre morën ndihmë mjekësore.

Anija tjetër, “HS Dignity”, që lundronte me flamurin e Guinesë-Bisau, u mbyt pranë fshatit Krapets, në veri të bregdetit bullgar, afër kufirit me Rumaninë.

Pesë anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan, ndërsa 11 të tjerë rezultonin të zhdukur në det.

Kryeministri bullgar, Rumen Radev, e cilësoi sulmin të papranueshëm dhe tha se vendi i tij nuk kishte prova përfundimtare për të përcaktuar se kush qëndronte pas tij.

Megjithatë, ai vuri në dukje se pasojat e sulmeve ishin në favor të Rusisë.

Radev njoftoi gjithashtu se do të thërriste ambasadoren ruse për bisedime në Sofje.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, fajësoi Rusinë për sulmet, duke deklaruar se ato tregonin shpërfillje të qëllimshme për jetën e civilëve dhe sigurinë detare në Detin e Zi.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Aleanca do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me vendet aleate në rajonin e Detit të Zi dhe do të përshtatë praninë e saj ushtarake në krahun lindor sipas nevojës.

Radev zhvilloi biseda telefonike me von der Leyen dhe Rutte, duke kërkuar mbështetjen e tyre për forcimin e mbikëqyrjes së hapësirës ajrore dhe ujërave detare bullgare.

Ministrat e Mbrojtjes të Bullgarisë, Rumanisë dhe Turqisë diskutuan gjithashtu situatën e sigurisë në rajon.

Incidentet e fundit shtojnë shqetësimet për përhapjen e pasojave të luftës Rusi–Ukrainë në transportin tregtar në Detin e Zi.

Sulmet ndaj anijeve civile janë shtuar gjatë muajve të fundit, duke rritur rreziqet për ekuipazhet dhe tregtinë detare.

Javën e kaluar, një tjetër sulm me dronë në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi shkaktoi mbytjen e një anijeje dhe zhdukjen e 10 marinarëve, nëntë sirianë dhe një egjiptian.

Edhe në atë rast, autoritetet nuk kishin përcaktuar përfundimisht përgjegjësinë për sulmin.

Bullgaria, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndodhet në bregun perëndimor të Detit të Zi, një korridor i rëndësishëm për transportin e mallrave dhe grurit.

Përshkallëzimi i sulmeve ndaj anijeve tregtare po shton shqetësimet për sigurinë e lundrimit dhe furnizimet ushqimore ndërkombëtare. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.