“Ne nuk i ndahemi kësaj pune”- Rama nga Luksemburgu pas mbylljes së “Kapitullit 20”: Pa ngritur flamurin shqiptar në
Pas mbylljes së ndërmjetme të Kapitullit 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, kryeministri Edi Rama publikoi një video-mesazh nga Luksemburgu, ku u zhvillua Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, duke festuar së bashku me ekipin negociator një tjetër hap në procesin e integrimit europian të vendit.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shfaqet pranë ekipit negociator shqiptar, teksa përcjell një mesazh optimist për ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian dhe vendosmërinë për të çuar deri në fund procesin e anëtarësimit.
Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka arritur të mbyllë një tjetër kapitull negociues dhe u shpreh i bindur se vendi do të vazhdojë të përparojë në rrugën drejt familjes europiane.
“Ja ku jemi prapë. Po, ne jemi. Po këtu jemi. Prapë një kapitull u mbyll. Se pa e sjellë flamurin e Shqipërisë këtu dhe pa e vënë në krye, sepse është Albania me A dhe është më i bukuri flamur i Europës, ne nuk i ndahemi kësaj pune. Dhe kush nuk na ndahet ne, thjesht na ndihmon që ta bëjmë më shpejt këtë punë. Kurse ata që nuk duan, duan apo s’duan, prapë do të gëzohen kur ne do të vendosim flamurin e Shqipërisë”, tha Rama në videon e publikuar nga Luksemburgu.
Shqipëria mbylli sot ndërmjetësisht Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, duke e çuar në katër numrin e kapitujve të mbyllur në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.