🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,803 ▼0.06%
DOW 51,719 ▼0.25%
NASDAQ 27,184 ▼0.23%
NAFTA 94.20 ▲0.49%
ARI 4,182 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,130 ▲ +0.9% ETH $2,510 ▼ -0.03% XRP $1.3732 ▲ +1.08% SOL $107.8900 ▲ +0.2%
S&P 500 7,803 ▼0.06 % DOW 51,719 ▼0.25 % NASDAQ 27,184 ▼0.23 % NAFTA 94.20 ▲0.49 % ARI 4,182 ▼0.2 % S&P 500 7,803 ▼0.06 % DOW 51,719 ▼0.25 % NASDAQ 27,184 ▼0.23 % NAFTA 94.20 ▲0.49 % ARI 4,182 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Opinion

Huliganët e protestës nuk bëhen dot studentë!

Nga Fatos Çoçoli

Thyerja e xhamave, hyrja me forcë në oborrin e Ministrisë së Arsimit, dëmtimi i mjediseve të biznesit në Rrugën e Durrësit dhe djegia e orendive e pajisjeve kompjuterike të këtyre mjediseve nuk i shërbejnë kauzës së protestës paqësore mbi katërmujore të vendit tonë.

Për fat të keq, kjo protestë, e cila mund të shërbente dhe si parlament i rrugës, nëse do kishte qëndruar paqësore, u improvizua djallëzisht si protestë studentore përpara Ministrisë së Arsimit sot.

Për orë të tëra, nuk pamë asnjë grup të organizuar studentësh të adresonte kërkesa për mësimin apo auditoret studentore, sikurse studentët dinë të bëjnë. Dëgjuam vetëm parullat dhe kërkesat e protestës në bulevard.

Dhe çfarë u pa në orët e pasdites së parë dhe më vonë ishte e rëndë. Huliganizmi dhe vandalizmi rrezikojnë ta zbehin protestën paqësore, të largojnë qytetarët e moderuar dhe të dëmtojnë imazhin e një proteste që synon të dëgjohet përmes zërit qytetar.

Ngjarjet e sotme përpara Ministrisë së Arsimit ngrenë një çështje që shkon përtej pakënaqësive të protestuesve dhe kërkesave që ata mund të kenë ndaj institucioneve shtetërore: a mund të quhet protestë paqësore një tubim ku thyhen xhama, depërtohet me forcë në mjediset e një institucioni publik dhe dëmtohet prona e bizneseve private?

Përgjigjja është e qartë: protesta është një e drejtë demokratike, por dhuna dhe vandalizmi nuk janë pjesë e domosdoshme e ushtrimit të kësaj të drejte. Çdo kauzë, sado e drejtë të jetë, humbet një pjesë të besueshmërisë së saj kur shoqërohet me akte shkatërrimi.

Protesta studentore nuk mund të jetë mbulesë për huliganizmin

Studentët kanë të drejtë të protestojnë, të kërkojnë llogari nga institucionet dhe të kundërshtojnë politikat që i konsiderojnë të padrejta. Ata kanë të drejtë të marshojnë, të organizojnë tubime, të mbajnë pankarta, të bëjnë thirrje publike dhe të kërkojnë ndryshime konkrete.

Por kjo e drejtë nuk mund të shndërrohet në një licencë për të dëmtuar pronën publike apo private. Hyrja me forcë në oborrin e Ministrisë së Arsimit dhe thyerja e xhamave nuk përbëjnë argumente në favor të kërkesave të protestuesve. Ato janë veprime që duhen vlerësuar më vete, duke identifikuar përgjegjësit dhe duke respektuar procedurat ligjore.

Huliganizmi nuk e bën askënd më student, as më të besueshëm dhe as më përfaqësues të rinisë. Statusi i studentit nuk përcaktohet nga mosha, veshja apo prania në një protestë, por asnjë status shoqëror nuk e përjashton individin nga përgjegjësia për veprimet e tij.

Nuk duhet të barazojmë të gjithë protestuesit me personat që kryejnë akte dhune. Por nuk duhet as të heshtim përballë akteve të tilla, vetëm sepse kryhen në emër të një kauze politike të protestës.

Kapuçët nuk e ndryshojnë natyrën e veprimit

Pamjet e personave me xhupa me kapuçë në protestë, të cilët mbulohen për të mos u identifikuar dhe kryejnë akte vandalizmi, nuk përbëjnë as protestë paqësore dhe as protestë studentore. Këta kapuçonë janë larg me vite dritë nga studentët e dhjetorin 1990 dhe nga protestat studentore të dhjetorit 2018.

Kur një protestë shoqërohet me thyerje, përplasje dhe dëmtime të pronës, është e domosdoshme që institucionet ligjzbatuese të hetojnë në mënyrë profesionale se kush i kreu këto veprime dhe nëse ato ishin spontane, apo të organizuara. Djallëzia e sjelljes në kujtesë të protestave brilante dhe historike të studentëve në dhjetor 1990 apo dhjetor 2018 nuk ndez dot gjë me këtë protestë të shndërruar në akte dhune e vandalizmi.

Kur protestuesit dëmtojnë bizneset, paguajnë qytetarët e pafajshëm. Një nga aspektet më shqetësuese të ngjarjeve të sotme është dëmtimi i mjediseve të bizneseve në Rrugën e Durrësit dhe djegia e orendive dhe kompjuterëve që ndodheshin aty.

Këtu protesta largohet edhe më shumë nga objektivi i saj i pretenduar. Çfarë përgjegjësie kanë pronarët e bizneseve për pakënaqësitë e protestuesve ndaj Ministrisë së Arsimit apo qeverisë? Përse duhet të dëmtohen pajisjet e punës, ambientet dhe pasuria e njerëzve që nuk janë palë në konfliktin politik?

Bizneset përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së përditshme. Ato punësojnë njerëz, paguajnë taksa, ofrojnë shërbime dhe mbështesin familje. Dëmtimi i tyre sjell kosto konkrete: humbje pasurie, ndërprerje aktiviteti, shpenzime për riparime dhe pasiguri për punonjësit e klientët.

Djegia e orendive dhe kompjuterëve nuk krijon vende të reja pune, nuk përmirëson arsimin dhe nuk e detyron një institucion të marrë vendime më të mira. Ajo shkatërron burime ekonomike dhe mund t’u shkaktojë pasoja njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me konfliktin.

Një protestë që pretendon të mbrojë interesin publik nuk mund ta bëjë pronën e qytetarëve të zakonshëm viktimë të zemërimit të saj.

Humbja e imazhit të protestës paqësore

Në një protestë, aq më tepër të kësaj proteste në ditën e saj të 131-të, imazhi publik është një kapital i rëndësishëm. Ai ndërtohet përmes sjelljes së pjesëmarrësve, qartësisë së kërkesave, seriozitetit të organizatorëve dhe aftësisë për të fituar mbështetjen e qytetarëve.

Kur protestuesit qëndrojnë paqësisht, argumentojnë dhe kërkojnë llogari, ata mund të bindin edhe njerëz që nuk ndajnë të njëjtat pikëpamje politike me ta.

Mirëpo kur shfaqen pamje të xhamave të thyer, pronave të dëmtuara dhe pajisjeve të djegura, vëmendja publike zhvendoset. Në vend që të diskutohet për kërkesat e protestës, debati përqendrohet tek dhuna, autorët e saj dhe përgjegjësia për dëmet.

Dhe kjo është një humbje e rëndësishme, kolosale për çdo lëvizje qytetare që dëshiron të jetë e besueshme. Njerëzit që mund të kenë qenë të gatshëm të mbështesnin një kërkesë të drejtë mund të distancohen kur shohin akte vandalizmi. Prindërit, pedagogët, studentët e tjerë dhe qytetarët që besojnë tek protestat paqësore, sot pyesin: kauza e tyre sot u përfaqësua realisht nga ata kapuçonë që sot morën përsipër të flasin në emër të saj, përmes akteve të dhunës dhe vandalizmit?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.