⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,793 ▲ +0.55% ETH $2,241 ▲ +1.14% XRP $1.1585 ▼ -1.99% SOL $89.5400 ▼ -0.71%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Von der Leyen: Ukraina do përdorë ndihmën e re të BE-së për të blerë raketa “Patriot” nga SHBA

BRUKSEL, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian do t’i lejojë Ukrainës të përdorë ndihmën e re financiare për të blerë raketa të mbrojtjes ajrore “Patriot” të prodhuara në SHBA, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një përjashtim që lejon përdorimin e këtyre fondeve për blerjen e armëve amerikane, deklaroi von der Leyen.

Në përgjithësi, ndihma ushtarake e BE-së synon t’u japë përparësi blerjeve nga prodhuesit evropianë të mbrojtjes.

Sipas von der Leyen, Ukraina pritet të marrë sa më shpejt të jetë e mundur edhe 3,2 miliardë euro (3,7 miliardë dollarë) shtesë.

Këto fonde do t’i mundësojnë Ukrainës të mbrojë më mirë hapësirën e saj ajrore nga ato që presidentja e Komisionit Evropian i cilësoi si “sulme pa dallim” të Rusisë.

Von der Leyen e bëri deklaratën në një komunikatë të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

NATO është e përfshirë në këtë përpjekje përmes të ashtuquajturës iniciativa PURL, në kuadër të së cilës aleatët evropianë të NATO-s dhe Kanadaja financojnë blerjen e armëve të prodhuara në SHBA për Ukrainën.

Financimi i ri do të sigurohet përmes huasë aktuale të BE-së për mbështetjen e Ukrainës, e cila parashikon pagesa deri në 90 miliardë euro deri në fund të vitit 2027.

Fondet synojnë të ndihmojnë Ukrainën të vazhdojë mbrojtjen e saj kundër forcave ruse, si dhe të shmangë që vendi të mos jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e tij financiare.

Sipas Komisionit Evropian, vendimi formal që autorizon pagesën prej 3,2 miliardë eurosh pritet të merret gjatë ditëve të ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.