☁️
Tiranë 18°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,601 ▼1.55%
DOW 51,969 ▼0.71%
NASDAQ 25,533 ▼2.49%
NAFTA 104.06 ▲2.02%
ARI 3,907 ▼3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,636 ▼ -5% ETH $2,229 ▼ -5.84% XRP $1.2534 ▼ -4.22% SOL $94.7700 ▼ -7.57%
S&P 500 7,601 ▼1.55 % DOW 51,969 ▼0.71 % NASDAQ 25,533 ▼2.49 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,907 ▼3.08 % S&P 500 7,601 ▼1.55 % DOW 51,969 ▼0.71 % NASDAQ 25,533 ▼2.49 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,907 ▼3.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Bruksel/Shqipëri-BE: Deklaratë e përbashkët nga takimi i 9-të i Këshillit të Stabilizim Asociimit

Bruksel, 15 nëntor 2017: Këshilli i Stabilizim dhe Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbajti takimin e tij të 9-të më 15 nëntor 2017.

Deklarata e përbashkët për shtyp

KSA konstatoi Raportin e vitit 2016 të Komisionit për Shqipërinë, i cili njohu përparimin e vendit drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësim dhe vazhdimin e progresit përgjithësisht të qëndrueshëm në pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të aderimit. Këshilli konstatoi gjithashtu se Komunikimi i vitit 2016 nga Komisioni mbi Strategjinë e Zgjerimit të BE, mbi bazën e progresit në përmbushjen e prioriteteve kyçe dhe në varësi të zbatimit të reformës në drejtësi dhe rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting) në veçanti, rekomandoi hapjen e negociatave të aderimit me Shqipërinë. Që prej këtij momenti, Shqipëria ka bërë progres të mëtejshëm domethënës.

KSA konstatoi përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave dhe nënvizoi se së bashku me prioritetet e tjera kyçe, reforma në drejtësi mbetet thelbësore në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe mund të ketë efekt transformues edhe për reformat e tjera. Në këtë kontekst, KSA përgëzoi për krijimin e institucioneve përgjegjëse për vetting-un në qershor 2017 dhe theksoi se ky sukses i rëndësishëm përbën  një hap përpara në zbatimin e reformës në drejtësi. KSA gjithashtu mirëpriti vendosjen e monitoruesve të  Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili ka filluar punën nën udhëheqjen e Komisionit Evropian. BE mirëpriti gjithashtu hapat e mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht rezultatet pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Gjithashtu, KSA vlerësoi pozitivisht hapat e ndërmarrë në çështjet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë miratimin e Ligjit Kuadër mbi Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

KSA konfirmoi se Shqipëria ka mbajtur një ritëm të lartë në zbatimin e masave të reformës së administratës publike dhe mirëprit në veçanti konsolidimin e masave që kanë si qëllim fuqizimin e transparencës dhe meritokracisë në Shërbimin Civil dhe përmirësimin e efektivitetit në kryerjen e shërbimeve publike.

KSA njohu rolin e Shqipërisë në rajon si një partner pro-aktiv dhe konstruktiv. KSA vlerësoi pjesëmarrjen e vazhdueshme të Shqipërisë në nismat rajonale dhe strukturat në Evropën Juglindore, si dhe marrëdhëniet fqinjësisë së mirë dhe qëndrimet konstruktive në rajon. BE ritheksoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabiliteti në rajon janë elementë thelbësorë të procesit të Stabilizimit dhe Asociimit.

KSA mirëpriti vazhdimësinë në bashkimin e plotë të Shqipërisë me vendimet e Këshillit të BE dhe me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.

Takimi u kryesua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë/Zv. Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini. Delegacioni shqiptar u kryesua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson, përfaqësoi Komisionin Evropian.

Pas takimit ministri Bushati dhe Presidentja e Komisionit Mongerini dhanë një konferencë shtypi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.