☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.87 ▲0.84%
ARI 4,410 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,654 ▲ +4.21% ETH $2,152 ▲ +5.4% XRP $1.4293 ▲ +3.77% SOL $91.3500 ▲ +6.42%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▲0.84 % ARI 4,410 ▲0.07 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▲0.84 % ARI 4,410 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

BSH; Investimet publike impakt ne rritjen ekonomike

Banka e Shqipërisë apelon për rritjen e investimeve  publike si faktorë kryesorë në stimulimin e ekonomisë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi këtë javë për mediat se, bizneset dhe qytetarët kanë rritur konsumin dhe investimet duke ndikuar pozitivisht te ekonomia në pjesën e parë të vitit, por ata kanë ende potenciale për të shtuar konsumin.

Banka e Shqipërisë argumenton se rritja në pjesën e parë të këtij viti është mundësuar nga investimet private të biznesit dhe qytetarëve që po japin shenja gjallërimi, ndërsa investimet publike duhet të shënojnë rritje.

“Në përputhje me projeksionet buxhetore, ne presim rritjen e tempit të shpenzimeve publike dhe ngadalësimin e tempit të konsolidimit fiskal gjatë gjysmës së dytë të vitit”, ka deklaruar Sejko. Megjithatë, Banka e Shqipërisë gjen me vend të ritheksojë se një shpërndarje më e njëtrajtshme e shpenzimeve buxhetore do të ndihmonte në uljen e luhatjeve të aktivitetit ekonomik dhe të tregjeve financiare .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.