Ekonomia
BSH-ja miraton kalendarin e mbledhjeve të Këshillit Mbikëqyrës
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi kalendarin e mbledhjeve të tij për vitin 2015, ku janë parashikuar gjithsej 14 mbledhje.
Sipas njoftimit të publikuar nga BSH, prioritet do të ketë vendimmarrja e politikës monetare dhe ajo në drejtim të stabilitetit financiar të sistemit bankar.
Një theks i veçantë i është vënë dhe raportimeve periodike të Departamentit të Kontrollit si dhe përmirësimit të bazës rregullatore mbi të cilën ushtron aktivitetin Banka e Shqipërisë si dhe sistemi bankar.