☁️
Tiranë 25°C · Vranët 11 June 2026
S&P 500 7,359 ▲1.26%
DOW 50,609 ▲1.38%
NASDAQ 25,561 ▲1.55%
NAFTA 90.24 ▲0.23%
ARI 4,099 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,994 ▲ +1.84% ETH $1,655 ▲ +1.68% XRP $1.1189 ▲ +0.96% SOL $65.9000 ▲ +2.97%
S&P 500 7,359 ▲1.26 % DOW 50,609 ▲1.38 % NASDAQ 25,561 ▲1.55 % NAFTA 90.24 ▲0.23 % ARI 4,099 ▼0.84 % S&P 500 7,359 ▲1.26 % DOW 50,609 ▲1.38 % NASDAQ 25,561 ▲1.55 % NAFTA 90.24 ▲0.23 % ARI 4,099 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

BSH: Në tre muajt e parë, mbi 1 mld euro nga turizmi

Turizmi vijon të jetë një nga motorët më të fortë të ekonomisë shqiptare edhe gjatë këtij viti, si për flukset turistike, njëherësh edhe për të ardhurat që injektohen në ekonomi prej tyre. Sipas të dhënave më të fundit të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti, turistët e huaj shpenzuan mbi 1 miliard euro në Shqipëri.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, të ardhurat nga turistët u rritën me rreth 14.8%, ndërsa në raport me vitin 2024 rritja është edhe më e lartë, me 27%.

Referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore, bilanci neto i turizmit mbeti pozitiv me 362.9 milionë euro, duke u rritur me afro 23% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025. Ky është një nga rezultatet më të larta në muajt e parë të vitit, duke treguar se turizmi po sjell gjithnjë e më shumë valutë në ekonominë e vendit tonë.

Në total, shërbimet e udhëtimit përfaqësuan rreth 62% të hyrjeve valutore nga eksporti i shërbimeve dhe rreth 75% të shpenzimeve të kësaj kategorie, duke mbetur komponenti dominues i bilancit tregtar në shërbime.

Këto të dhëna tregojnë njëherësh se Shqipëria po konsolidohet si një destinacion që tërheq një numër në rritje vizitorësh, jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe periudhave të tjera të vitit. Ndërkohë, edhe pse shqiptarët po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për udhëtimet jashtë vendit, të ardhurat që gjenerohen nga turistët e huaj mbeten ndjeshëm më të larta, duke ruajtur një bilanc pozitiv për ekonominë.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë periudhës janar-maj 2026, Shqipëria regjistroi mbi 3.7 milionë vizitorë të huaj, ose me një rritje prej +8.17%, fluks i cili pritet të regjistrojë edhe më shumë rritje gjatë tre muajve të verës.

Klan News

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.